views
“Story” në Instagram janë bërë një nga produktet më të mira të Facebook-ut deri më tani. Deri në vitin e kaluar, afro gjysma e përdoruesve të Instagramit - ose 500 milion njerëz - kanë bashkëvepruar me “Stories” çdo ditë.
Tani, duket se Instagram po teston një mënyrë për të zgjeruar përvojën e Stories, duke e bërë atë më shumë një fokus qendror në aplikacionin Instagram.
Kompania është duke testuar një veçori që do t'i lejojë përdoruesit e Instagramit të shohin më shumë “Story” menjëherë, si në ekranin fillestar ashtu edhe në një ekran ku do të mund të shohin vetëm “Story”.
Gjatë testit, përdoruesit fillimisht do të shohin dy rreshta të Stories në vend të një, në fillim të ekranit dhe më pas do të shfaqet një buton “See All Stories” i cili do të zgjerohet dhe do t’ju lejojë të shikoni të gjithë story-t ne ekranin e madh.
Kjo do të lansojë më pas një ekran të ri ku mund të shikoni dhe lëvizni nëpër të gjitha përvojat tuaja në dispozicion në një përvojë në ekran të plotë.
Kjo veori u vu re për herë të parë nga menaxheri i mediave sociale me qendër në Kaliforni, Julian Gamboa në fund të javës së kaluar, i cili ndau një pamje nga ndërfaqja e re “Stories” në Twitter.
Instagram konfirmoi se kjo është një provë me një numër të vogël përdoruesish për momentin.
Comments
0 comment