Digital PR, nuk do të thotë vetëm Mass Media.
"Nëse do të me kishte mbetur vetëm një dollar nga buxheti im i marketingut, do ta shpenzoja për PR". Ky eshte nje citim i famshëm i Bill Gates dhe përfaqëson shumë mirë se cili duhet të jetë roli i PR në aktivitetet e kompanisë.

Çfarë do të thotë të jesh PR?

Le të bëjmë një hap prapa. Në nivelin e tregut të punës, PR i kompanive zhvillohet kryesisht përmes marrëdhënieve me shtypin. Në realitet, pjesa e marrëdhënieve me median është vetëm njëra nga levat që Marrëdhëniet me Publikun kanë.

Në fakt, PR i referohet grupit të proceseve strategjike të komunikimit që synojnë ndërtimin e marrëdhënieve midis organizatave dhe objektivit të tyre. PR janë një proces strategjik komunikimi që ndërton marrëdhënie reciproke të dobishme midis organizatës dhe gjithë audiencës së saj: jo vetëm media, pra, por gjithashtu të gjithë aktorët e tjerë, së bashku me ata që janë ndikuesit dhe vendimmarrësit.

Digital PR dhe kompetencat T-shaped

Jo vetëm marrëdhëniet me median, por edhe aftësia për të ndërtuar projekte me influencer dhe blogger, për të krijuar përmbajtje në mediat sociale, për të reklamuar dhe për te ndertuar strategji SEO.

Digital PR është tërësia e të gjitha aktiviteteve që synojnë t'u tregojnë palëve të interesuara per kompanine, përmes mediave dixhitale: një profesion thellësisht strategjik, i cili sinkronizon të gjitha veprimet e përfshirjes, komunikimit dhe marrëdhënieve.

What's your reaction?


You may also like

Comments

https://thetechnocast.com/assets/images/user-avatar-s.jpg

0 comment

Write the first comment for this!

Facebook Conversations