WhatsApp me një "look" të ri për Android
Ndërfaqja e re tashmë është e disponueshme me versionin më të fundit Beta të WhatsApp për Android.

Versioni beta i WhatsApp për Android është perditesuar në Play Store dhe prezanton një ndërfaqe të re të përdoruesit që lidhet me seksionin e ftesave të grupit përmes kodit QR.

Ky lajm ishte parashikuar tashmë në fillim të marsit, por tani mund të perdoret nga të gjithë duke filluar nga lançimi i i fundit i betës me numrin 2.20.195.2.

Ndërfaqja është mjaft e ngjashme me atë të përdorur në fund të majit në Android (por edhe iOS) për shkëmbimin e informacionit të llogarisë me QR Code: përmes këtij ekrani, përdoruesve do t'u ofrohet mundësia që të bashkohen me një grup përmes një saknimi te kodit.

Kodi i anëtarësimit do të jetë unik për secilin grup dhe mund të krijohet (dhe shperndahet) nga administratorët e grupit ne WhatsApp. Skanimi i te njejtit kod mund të bëhet direkt nga aplikacioni i kamerës i integruar në aplikacionin e mesazheve.

UI i ri tashmë është i disponueshëm me versionin më të fundit beta të WhatsApp për Android.

What's your reaction?


You may also like

Facebook Conversations