Twitter e di nëse ju e keni lexuar artikullin e postuar apo jo
"Shpërndarja e një artikulli mund të nxisë diskutime, prandaj ndoshta do të doje ta lexoje para se ta postoje.". Ky është njoftimi që ka bërë Twitter Support me anë të një postimi ku po teston përdoruesit për të parë nëse ata i lexojnë artikujt që i ripostojnë në Twitter apo jo.

Twitter po teston nëse përdoruesit vërtet i lexojnë artikujt në të cilët komentojne, pëlqejnë apo shpërndajnë. Ideja e gjithë kësaj është të shmangen diskutimet e painformuara të cilat bëhen për inerci dhe të shtyjnë sa më shumë përdorues që të lexojnë artikujt. 

Që testimi të funksionojë, Twitter do të kontrollojë nëse një përdorues ka klikuar në linkun e artikullit në platformë, apo jo. Përdoruesit do të jenë ende në gjendje të heqin shpejtë alertin dhe të rishpërndajnë artikullin pa klikuar më parë në link.

Sipas njoftimit me anë të një postimi Twitter Support u shpreh: 

“Shpërndarja e një artikulli mund të nxisë diskutime, prandaj ndoshta do të doje ta lexoje para se ta postoje. 

Për të ndihmuar diksutimin e informuar, po testojme një metodë të re në Twitter- kur ju rishpërndani një artikull që nuk e keni hapur në Twitter, ne mund t’ju pyesim nëse do të donit ta lexonit më përpara.”

What's your reaction?


You may also like

Comments

https://thetechnocast.com/assets/images/user-avatar-s.jpg

0 comment

Write the first comment for this!

Facebook Conversations