views
Samsung ka prezantuar aplikacionin e ri të quajtur Dropship, i cili shërben për shpërndarjen e dokumenteve mes platformave të ndryshme.
Aktualisht Dropship është në dispozicion vetëm për përdoruesit e Samsung në Korenë së Jugut, përdorues të cilët mund ta shkarkojnë aplikacionin nëpërmjet Galaxy Store.
Pas instalimit, Samsung shpjegon se përdoruesit do të përballen me një ekran “lejesh”, duke iu referuar aplikacioneve që mund të përdorë për transferim. Dropship mbështet nga OneDrive, Google Drive, Samsung Gallery, Google Photos dhe të tjerë.
Dropship lejon të shpërndahen dokumente me kapacitet deri në 5 GB në ditë duke i ngarkuar ato nga pajisja juaj dhe më pas duke gjeneruar kodin QR. Personi me të cilin po ndan kodin QR mund ta skanojë atë dhe më pas ta shkarkojë. Pra, nëse jeni dërgues me më shumë material se 5GB, do t'ju duhet të gjeni ndonjë aplikacion tjetër për të dërguar dokumentet tuaja.
Kujtojmë gjithashtu se Samsung ka përditësuar së fundmi aplikacionin e tij “Good Lock” për të shfaqur "Asistentin e Kamerës". Ky përditësim ka lejuar përdoruesit të personalizojnë kamerën e tyre duke përdorur Auto HDR, si dhe mënyra të tjera që mund të përmirësojnë fotot duke rritur shpejtësinë e diafragmës gjatë shkrepjes.
Comments
0 comment