Jepini fotografive tuaja "magjinë e Photoshop" si një profesionist
Adobe Photoshop Camera i cili u prezantua në fund të vitit të kaluar në nëntor, tashmë është në dispozicion në Google Play Store dhe App Store.

Adobe Photoshop Camera i cili u prezantua në fund të vitit të kaluar në nëntor 2019, tani është në dispozicion për t’u shkarkuar në Google Play Store dhe App Store. Aplikacioni shfrytëzon platformën e inteligjencës artificiale Sensei të Adobe i cili rekomandon filtrat më të mirë që mund të përdorni.

Zgjidhni "lens" me të cilin dëshironi të bëni fotografinë, zgjidhni filtrat që iu përshtaten dhe bëni foton.  Fotografia nuk kalon direkt në galerinë tuaj por e vendosni vetë nëse doni ta shkarkoni. Nëse mendoni se fotoja nuk ka dalë mirë, jepni kohën e softuerit për të bërë korrigjime të mundshme.

Gjithashtu keni disa në dispozicion, lens store me lente të ndryshme falas për tu shkarkuar dhe përdorur menjëherë dhe në të ardhmen do të mund të bëheni edhe vetë krijues të efekteve. 

Për më tepër, aplikacioni ofron lens të frymëzuara edhe nga influencers që do t'ju ndihmojnë të personalizoni fotot tuaja, ndër të cilat ka lançuar filtrat e Billie Eilish.

What's your reaction?


You may also like

Facebook Conversations