views
Creating Immersive Experiences with Hueman and Adobe Aero | Adobe Creative Cloud
Adobe ka prezantuar aplikacionin e saj Adobe Aero për iOS, për krijimin e materialeve me realitet të zmadhuar nëpërmjet modeleve 3D. Me anë të këtij aplikacioni mund të krijoni eksperienca interaktive pa patur nevojë për ndihmën e një eksperti. Mund të krijoni kombinime trigger dhe aksione, për të bërë që edhe përdoruesit e tjerë të reagojnë me historinë.
Mund t'i shtoni lëvizje të ndryshme objekteve tuaja, duke shfrytëzuar pajisjen mobile për të vizatuar rrugën që dëshironi të ndjekë. Pasi të keni krijuar materialet me realitet të zmadhuar, mund të dërgoni një link në mënyrë që përdoruesit e tjerë të Aero të reagojnë me krijimin tuaj në pajisjet e tyre.
Mund edhe të eksportoni një file që mund të shfrytëzohet edhe nga një aplikacion tjetër, ose të shpërndani projektin tuaj si një video. Përdoruesi mund të vendosë të importojë edhe materiale nga aplikacione të tjera si Maya ose C4D dhe t'i pozicionojë në ambientin e botës reale përreth tij, në një ekperiencë të plotë AR. /iPhoneAlbania
Comments
0 comment