7 këshilla për të përmirësuar llogarinë tuaj në LinkedIn
Me siguri dhe ju do ta keni krijuar një të tillë kur keni filluar të kërkoni në mënyrë aktive për punë. Por sa shpesh e përditësoni këtë llogari?

Misioni i LinkedIn është i thjeshtë të lidhë profesionistë në mbarë botën për të rritur produktivitetin dhe suksesin e tyre. Aktualisht ky është dhe rrjeti social profesional më i përdorur në Itali. Sipas raportit të fundit “We Are Social”, rreth 31% e përdoruesve aktivë në Itali në internet janë në LinkedIn.

Me siguri dhe ju do ta keni krijuar një të tillë kur keni filluar të kërkoni në mënyrë aktive për punë. Por sa shpesh e përditësoni këtë llogari?

LinkedIn është një kanal i shkëlqyer për t'u ndjekur, për të arritur rritje profesionale dhe në fakt përdoret nga shumë profesionistë.

Në mediat sociale mund të gjeni njerëzit e duhur për biznesin tuaj, të krijoni një rrjet të mirë profesional dhe të informoheni rreth partnerëve tuaj, klientët dhe furnitorët e mundshëm.

A e dini se LinkedIn ka një mjet për të vlerësuar "peshën" tuaj në rrjetin profesional?

Quhet Social Selling Index dhe vlerëson profilin tuaj në bazë të 4 parametrave: Profil i plotë, përdorimi i mjeteve të kërkimit, ndarja e përditësimeve, krijimi i ndërveprimeve dhe në fund ndërtimi i rrjetit.

Në vijim ju njohim me 7 këshilla për të përmirësuar llogarinë tuaj në LinkedIn;

Postoni përmbajtje rregullisht

Sipas ekspertit të markës personale Chris J "Mohaëk" Reed, të publikosh në baza ditore është më mirë sesa ta bësh një herë në disa ditë. Eksperti rekomandon postimin e përmbajtjes çdo ditë.

Tregoni përvojën tuaj personale

Për të cituar Seth Godin, "njerëzit nuk blejnë produkte dhe shërbime, por marrëdhënie, histori dhe magji". Tregoni punën tuaj, eksperiencën që keni. Publikoni video, postime, sondazhe dhe krahasoni veten me profesionistë të tjerë, duke prezantuar gjithashtu tema që nuk lidhen rreptësisht vetëm me punën.

Përditësoni shpesh profilin tuaj

Përditësimi i profilit do t'ju bëjë të bini më shumë në sy. Për më tepër, është një nga elementët ikonografik më të spikatur, kështu që mund ta përdorni për të promovuar veten ose markën tuaj.

Përmirësoni seksionin dedikuar artikujve dhe përmbajtjeve interesnate

Ju mund të prezantoni në faqen tuaj të internetit, artikujt më të fundit, rastet më interesante të studimit, pdf dhe përmbajtje të tjera që mendoni se do të përmirësojnë dhe rrisin reputacionin tuaj profesional.

Pranoni bashkëpunime vetëm nga kontakte serioze, të vlefshme dhe të dobishme për rritjen e rrjetit tuaj

Nuk është e nevojshme të kesh një rrjet shumë të madh nëse njerëzit që janë pjesë e tij nuk kanë asgjë të përbashkët me profesionin tënd. Përqendrohuni në cilësinë e kontakteve tuaja.

Përdorni LinkedIn si një motorr kërkimi

Përpiquni të përdorni hashtags në LinkedIn. Bëni një listë me fjalë kyçe të rëndësishme për biznesin tuaj, ndiqni grupet që merren me të njëjtat tema, publikoni postime duke përdorur hashtags dhe ndërveproni sa më shumë që të jetë e mundur me profesionistë me të njëjtin mendim.

Promovoni markën, kompaninë ose biznesin tuaj përmes kanaleve personale për t'i dhënë një imazh njerëzorë kompanisë

Njerëzit janë të interesuar për jetën e njerëzve të tjerë dhe kanë më shumë gjasa të shikojnë përmbajtjen personale në vend të postimeve të publikuara nga faqet e kompanisë. Megjithëse markat po orientohen gjithnjë e më shumë drejt humanizimit, leximi i postimit të një profesionisti ka një bukuri krejt tjetër! A jeni dakord?

What's your reaction?


You may also like

Facebook Conversations