Bashkë, cdo ditë në Techno Cast me ‘Ditari i një Sipërmarrëse ’
Mirë se erdhe në Techno Cast dhe në kolonën time ‘Ditari i një Sipërmarrëse ’. Unë jam Adela Kallanxhi dhe bashkë do të jemi cdo ditë këtu, ku do të ndajmë me ju këshilla, guida, risi, e mbi të gjitha eksperiencën personale në sipërmarrje, në digital marketing, në karrierë, për të gjithë ju që po mendoni t’i futeni ICT, nëpërmjet Sipërmarrjes, Programimit, Menaxhimit apo Marketingut.

Nuk ke kohë e di, dëshiron të marrësh më të mirën në pak caste edhe këtë mendoj se m’a merr mendja, prandaj po hyj drejt e në temë. Mirë se erdhe në Techno Cast dhe në kolonën time ‘Ditari i një Sipërmarrëse ’. Unë jam Adela Kallanxhi, udhëtimi im fillon më tepër se 8 vjet më parë, kur sapo isha diplomuar nga Masteri im Shkencor në Fakultetin e Ekonomisë. Atëherë kur vendosa të lë një punë shumë të mirë, në një nga agensitë më të mira të Marketing në vend, për t’u bërë një nga pak femrat sipërmarrëse në ICT. 

Pa e menduar dy herë vendosa t’i bashkohem ëndrrës së tim vëllai, Tomi Kallanxhi për të nisur sëbashku rrugën e sipërmarrjes me Big Media Expert, Agjensinë e trasformimit Digital që edhe sot shoqëron bizneset më të konsoliduara shqiptare dhe jo vetëm në rrugën e tyre drejt dixhitalizimit. Shumë shpejt BME, sic n’a pëlqen ne t’a quajmë shkurt u bë mëma e shumë start up të tjera, të gjitha të bazuar në teknologji. Jo se nuk dinim të bënim dicka tjetër, përtej saj, por sepse mendonim se vetëm nëpërmjet teknologjisë dhe start ups në ICT ne, dy vëllezer nga Tirana, të rritur në Laprakë, mund të konkuronim të barabartë, (të paktën në dije) më kolegët tanë në anën tjetër të Atlantikut. 

Kështu themeluam me rradhë, Shpi.alGati.me dhe Altropost, hapëm zyra në Londër dhe Filadelfia, e cdo ditë përveshim mëngët si në ditën e parë për të vazhduar rrugën drejt vizionit tonë: Të krijojmë Grupin më të madhe të Start Ups në ICT në rajon. Si e bëjmë këtë? Bashkë më 23 superheronj që i janë bashkuar rrugëtimit tonë, drejt Unicornit të parë në Rajon. 

Shumë ëndërrojmë, por edhe shumë punojmë. Qëllimi është që të gjithë në ekip të jenë të update-uar dhe të ushqejnë trurin me risitë që lindin në anën tjetër të botës, për të sjellë një copëz realiteti digital në këtë Tiranën tonë. 

Bashkë do të jemi cdo ditë këtu në techno cast, ku do të ndajmë me ju këshilla, guida, risi, e mbi të gjitha eksperiencën personale në sipërmarrje, në digital marketing, në karrierë, për të gjithë ju që po mendoni t’i futeni ICT, nëpërmjet Sipërmarrjes, Programimit, Menaxhimit apo Marketingut. Nëse do të futeni nga dera e fundit, atëhere mbase do të shihemi edhe në auditoret e Ekonomikut, workshop të Garazh, apo eventet e tjera, të cilat jam e bindur do të gjejnë hapësirë në Techno Cast. 

Shihemi në shkrimin e radhës. 

Kaq për sot 

Xoxo Adela 

What's your reaction?


You may also like

Facebook Conversations