Top 5 lojërat e ardhshme për një përvojë të përsosur të gaming në TV
Të gjithë lojtarët, profesionistë dhe amatorë, ndjekin gjithmonë atë që po ndodh në botën e video games.

Të gjithë lojtarët, profesionistë dhe amatorë, ndjekin gjithmonë atë që po ndodh në botën e video games. Çdo vit, në rrjetet e mediave sociale dhe portalet e specializuara të internetit për lojëra, ne jemi duke pritur lajmet e të gjithë botuesve në lidhje me titujt e rinj të ardhshëm - lojëra dhe zgjerime të reja, grafikë më të mirë, inteligjencë të përparuar artificiale deri në histori që të lënë pa frymë, prandaj gjithmonë jemi duke kërkuar se cili do jetë hapi i rradhës? Këto janë të gjitha arsye për të justifikuar orët e gjatë që luajmë gjatë natës, por të nesërmen kur zgjohemi të lodhur ka ende një buzëqeshje të madhe në fytyrën tonë. 😊

Këtë vit, po presim me padurim të gjithë titujt e lojërave të ardhshme, zgjerimet dhe diçka të re në botën e video games. Një pjesë e madhe e lojtarëve, sipas asaj që na është njoftuar, do të përjetojnë shumë tituj të rinj lojërash në ekranet e televizorëve të cilët, në shekullin e 21-të, nuk janë vetëm ekrane për të parë lajme, seriale dhe filma.

Për më tepër, televizorët modern nuk do të shërbejnë vetëm si asistentë shtëpie dhe konsulentë fitnesi por edhe si suportues të vërtetë lojrash me të cilët mund të luani për disa orë pa ndërprerje. Me televizorët e shkëlqyeshëm të lojërave, si seria e re Samsung Neo QLED, nuk ka ndjenjë faji kur harrojmë detyrat e jetës sonë të përditshme duke luajtur sepse gjithçka funksionon thjesht - perfekte.

Kjo është pikërisht arsyeja pse ne zgjodhëm për ju 5 titujt më të mirë të video games. Ne besojmë se kur këto lojra të shpallen zyrtarisht, do të sjellin një përvojë krejt të re që të lë pa frymë. Jemi të sigurt që dhe ju mezi i prisni! 🎮🔥

  1. Far Cry 6

Far Cry do të mbahet mend gjithmonë si një video game i mahnitshëm. Loja e krijuar posaçërisht për luftën guerile, ku lojtari neutralizon në mënyrë të pavarur bazat e armikut duke planifikuar, menduar strategjikisht, dhe reaguar shpejt, është gdhendur në zemrat e të gjithë lojtarëve në planet. Loja e re Far Cry dhe historia e saj, e cila do të dalë në treg më 7 Tetor 2021, po kthehet në mjedisin tropikal të ishullit karabian Yara. Në këtë version të fundit dhe në lojërat Far Cry në përgjithësi është e rëndësishme që të keni një sistem të mirë zanor pikërisht në mënyrë që të dëgjoni zhurmat e armiqve tuaj ndërsa ju afroheni atyre. Ndoshta duhet të keni parasysh të blini një Samsung soundbar i cili në kombinim me TV Neo QLED krijon një ndjesi të veçantë Q-Symphony.

  1. Gran Turismo 7

Kushdo që ka pasur një PlayStation në jetën e tij, me siguri e njeh këtë lojë. Lojtarët e rinj janë të magjepsur nga niveli i realizmit dhe adrenalinës për të cilat njihen lojërat garuese, ndërsa ata lojtarë më me përvojë e dinë që kjo lojë sjell së bashku të gjithë brezat. Sa herë jeni mbledhur si miq dhe keni luajtur Gran Turismo kundër njëri-tjetrit? 🏁 Sigurisht, shumë herë, dhe kjo është arsyeja pse kjo lojë sjell kaq shumë kujtime dhe nostalgji. Gran Turismo 7 i ardhshëm do të jetë ekskluziv për PlayStation 5 dhe parashikohet të publikohet deri në vitin 2022. 

  1. Horizon Forbidden West

Brezi i fundit i lojërave PlayStation u shënua nga lojërat open-world. Lojtarët e dinë pse - në lojëra të tilla, lojtari ka pothuajse mundësi të pakufizuara se ku të lëvizë dhe cilat detyra dhe misione ai do të zgjidhë së pari, dhe ekziston edhe koleksioni i materialeve, armëve etj. Në këtë stil, Horizon Forbidden West vjen në fund të këtij viti, nga i cili mund të presim luftën kundër kafshëve mekanike dhe historia shoqërohet nga kërcënimi i murtajës së kuqe që u shfaq në territorin e ish-Kalifornisë. Kjo lojë e re dhe moderne gjithashtu kërkon një konfigurim modern të lojërave, prandaj do të kënaqeni të eksploroni këtë botë të mahnitshme në rezolucionin e lartë 8K të siguruar nga televizorët Neo QLED.

  1. God of War: Ragnarok

„A Choice From The Gods Is As Useless As The Gods Themselves“  God of War ka qenë gjithmonë dhe do të mbetet një titull i lojrave kult, si dhe protagonisti i tij Kratos. Ndoshta kjo është arsyeja pse God of War është loja më e pritur, por ne nuk dimë shumë për të, përveç se është planifikuar për vitin 2022. Ndoshta është edhe më mirë në këtë mënyrë, sepse kur të lançohet, ne më në fund mund ta eksplorojmë atë në televizor. Por tani për tani, duhet të jemi të kënaqur vetëm me logon!

  1. Battlefield 2042

Për ata lojtarë, të cilët janë adhurues të mëdhenj të lojërave shooting dhe hartave masive të luftës me shumë lojtarë, Battlefield është thjesht loja e përsosur për ta. Pas kthimit në "rrënjët e tij" në titullin e mëparshëm ku veprimi zhvillohet në Luftën e Dytë Botërore, Butterfield i ri do të zhvillohet në të ardhmen. Ne nuk dimë shumë për këtë lojë të re Battlefield por gjëja që dimë është se ajo do të mbështesë betejat deri në 128 lojtarë në të njëjtën kohë dhe historia e lojës do të bazohet në një konflikt të madh, dinamik. Lançimi i Battelfield 2042 njoftohet për 22 Tetor 2021, dhe ne mezi po e presim!

Televizorët Samsung Neo QLED janë të përsosur për gaming, me një teknologji të pasur që do të sigurojë përjetimin maksimal të çdo ore që do të luani. Kjo është arsyeja pse titujt e ardhshëm të lojërave në kombinim me televizorët Samsung Neo QLED do të jenë një kënaqësi e vërtetë për çdo lojtar, pavarësisht nëse ai po luan për të konkuruar ose i përdor video games si një mënyrë për t'u çlodhur pas punës.

Bëhuni gati për lojërat e ardhshme me Samsung Neo QLED dhe mësoni më shumë rreth modeleve të disponueshme në https://www.samsung.com/al/tvs/qled-tv/highlights/

What's your reaction?


You may also like

Facebook Conversations