Volocopter kryen me sukses provën e parë në hapësirën ajrore të aeroportit të Romës
Një mjet i ri transporti, ekologjik dhe jo i zhurmshëm pritet të jetë në treg së shpejti.
Një helikopter elektrik jo i zhurmshëm është një zgjidhje e re që propozohet nga një kompani gjermane si e ardhmja e trafikut ajror urban. Volocopter ka kryer me sukses provën e parë në hapësirën ajrore të aeroportit të Romës.

Një mjet i ri transporti, ekologjik dhe jo i zhurmshëm pritet të jetë në treg së shpejti. Bëhet fjalë për një helikopter elektrik, dhe duket se do të jetë e ardhmja e trafikut ajror urban dhe quhet Volocopter.

I krijuar nga një start up gjermane, sapo ka kryer edhe udhëtimin e parë në hapësirën e aeroportit të Romës Fiumicino, fluturim që ka rezultuar me sukses. Në provën e realizuar piloti fluturoi me Volocopter fluturoi për 5 min, me shpejtësi 40 km/orë dhë 40 m lartësi.

Objektivi është të fluturojë në vitin 2024 dhe do të jetë Roma ndër kryeqytetet e para në botë që do ta vërë në qarkullim, për te lidhur kryesisht aeroportin Fiumiciono me qendrën e qytetit, udhëtim taxi që do të zgjasë vetëm 20 minuta, duke evituar kështu trafikun e rënduar rrugor.

Aerotaxi është projektuar për të dhënë mundësinë pasagjerëve të kenë për transport të shpejtë dhe pa ndikim në mjediset urbane.

What's your reaction?


You may also like

Comments

https://thetechnocast.com/assets/images/user-avatar-s.jpg

0 comment

Write the first comment for this!

Facebook Conversations