Tastiera e fshehtë në iPhone ka një sekret që ju ndihmon të shkruani më shpejt
Nëse doni të shkruani më shpejt në telefonin tuaj Apple, tashmë mund të shfrytëzoni tastierën e fshehtë. iPhone ka një tastierë të fshehtë e cila duket ndryshe dhe është më e rehatshme.

Supozohet që kjo tastierë ndihmon edhe për të shkruar më shpejt, por duhet pak kohë për t’u mësuar me të. Quhet Dvorak dhe u integrua në iPhone në përditësimin më të fundit të iOS 16.

Tastat ndodhen në pozicion të ndryshëm nga klasiku “QWERTY” që jemi mësuar të përdorim.

Metoda u shpik nga August Dvorak dhe William Dealey në vitin 1936 si një alternativë ergonomike ndaj “QWERTY”. Mesa duket, duhen përdorur 10 gishtat për të përmirësuar shpejtësinë në maksimum, ndaj fillestarët mund ta kenë disi të vështirë të mësohen me përdorimin e dy prej tyre.

Opsionin mund ta aktivizoni në Settings > General > Keyboard dhe zgjidhni Dvorak. Megjithatë, mos prisni të bëheni menjëherë profesionistë sepse të gjithë jemi mësuar me tastierën tonë të thjeshtë, të zakonshme.

What's your reaction?


You may also like

Facebook Conversations