Samsung Galaxy Z Flip 3
Galaxy Z Flip 3 i Samsung është telefoni i parë i palosshëm që sfidon gjithçka.

Galaxy Z Flip 3 i Samsung është telefoni i parë i palosshëm që sfidon gjithçka. Ka të njëjtin procesor me Galaxy S21 të lëshuar në fillim të këtij viti. Ekrani i tij funksionon në një frekuencë të qetë 120Hz, ka një ndërtim të ri, më të qëndrueshëm, plus rezistencë IP ndaj ujit, ashtu siç do të prisnit në një telefon modern. Dhe më e rëndësishmja, çmimi i tij fillestar më pak se çmimi i lëshimit të Z Flip 5G që zëvendëson. Kjo e vendos Flip 3 në të njëjtin nivel çmimi si shumë telefona të nivelit të lartë, të palosshëm.

Në momentin e palosjes është tepër i vogel që mund ta fusësh lehtësisht në xhep pa e kuptuar që është aty , nuk ofron shumë mundësira në ekranin e vogel mbështjellës por mund të shikosh orën dhe disa kafshë të vogla që mumd të të kthejnë buzëqeshjen në fytyrë dhe duken kaq cool! Mbështjellja është tepër i bukur me një material alumini  pa shkëlqim dhe madhësi ekrani mbështjellës prej 1.1 inch. Për sa i përket display është Oled dhe ka ngjyra të theksuara me tone perfekte për të parë video, edituar foto etj gjithashtu ka goxha shpejtësi gjatë momentit që bëni scroll si dhe përbëhet nga një mbrojtës ekrani të një materiali të fortë që është përdorur shumë më parë nga Samsung.

Ka një procesor Snapdragon 888 njësoj si Samsung S21 dhe Zfold 3 me një performancë të lartë.Bateria është goxha e mirë pra mund të mbaje deri në 5 orë  përdorim pra mund të mbajë gjithë ditën nëse nuk e përdorni gjatë gjithë kohës.Ka bokse stereo në ndryshim nga boxet mono duke i dhënë audios më shumë volum gjatë dëgjimit të këngëve apo videove. Kamerat në pjesën e pasme janë 12 mp wide dhe ultra wide si dhe kamera e përparme 10 mp dhe ka të njëtat vecori si cdo smartphone i Samsung.

What's your reaction?


You may also like

Facebook Conversations