“Menaxho Logimin dhe Pajisjet” , opsion i ri nga Netflix
“Menaxho Logimin dhe Pajisjet” është një opsion i ri, i cili ju lejon të shihni pajisjet që janë kyçur me llogarinë tuaj të këtij shërbimi për shikimin e filmave dhe serialeve.

Bazuar në një fotografi nga Netflixi, do të mund të shihni gjëra të tilla sikurse se cilat pajisje janë të lidhura me llogarinë tuaj, cili profil ka shikuar diçka në atë pajisje dhe nga e kanë parë atë.

Nëse dëshironi të nxirrni dikë jashtë nga llogari, mund të klikoni butonin “sign out”, nga ajo pajisje e veçantë që dikush ka hyrë në llogarinë tuaj.

Veçoria mund t’u ndihmojë edhe pasi Netlixi fillojë të tarifojë përdoruesit për ndarjen e fjalëkalimeve të tyre me miqtë dhe familjen që jetojnë jashtë shtëpisë së tyre.

Netflix nuk ka detajuar planet e tij të plota për të luftuar ndarjen e fjalëkalimeve, megjithëse ka qenë duke testuar ide që mund të tregojnë se çfarë mund të presim.

“Menaxho Logimin dhe Pajisjet” do të do të jetë i disponueshëm në ëeb dhe në aplikacionet e iOS dhe Android.

What's your reaction?


You may also like

Facebook Conversations