Hileqarët në Call of Duty do të ‘turpërohen publikisht’
Hileqarët të cilët në Call of Duty luajnë në mënyrë të paligjshme do të emërohen dhe do të turpërohen publikisht pasi të përjashtohen nga loja, ka konfirmuar Activision.

Sezoni e 5-të i Call of Duty: Modern Warfare II dhe Call of Duty: Warzone nisi javën e kaluar, dhe një nga përmirësimet e lojës lidhet me Ricochet, sistemin anti-mashtrim.

Kur Ricochet e zbulon dhe e përjashton nga loja një “lojtar problematik”, të gjithë lojtarët brenda dhomës së njëjtë të lojës do njoftohen nëpërmjet tabelës së vrasjeve.

Në këtë mënyrë, ata do ta dinë se kishin të bënin me një hileqar, dhe se gjithashtu do marrin vesh se sistemet e Acitivision e kanë zbuluar atë person dhe se e kanë larguar atë nga loja.

Njoftimet mbi hileqarët e dëbuar nuk janë diçka e re në sektorin e lojërave, pasi që loja BattleBit Remastered e ka këtë funksion tash e disa kohë, megjithatë, ky është një përmirësim i mirëpritur.

Ekipi i Ricochet po përpiqet të zgjidhë problemin e hileqarëve dhe së fundmi janë prezantuar disa masa që do merren ndaj tyre.

Në mesin e këtyre masave janë konfiskimi i armëve, pamundësia për të dalluar armiqtë dhe futja e kloneve të lojtarëve të vërtetë që u shfaqen lojtarëve të dyshimtë dhe hileqarëve të ekspozuar.

Nëse një mashtrues i mundshëm ndërvepron me një nga klonet, automatikisht do të jetë e qartë se ai apo ajo është duke bërë hile.

What's your reaction?


You may also like

Comments

https://thetechnocast.com/assets/images/user-avatar-s.jpg

0 comment

Write the first comment for this!

Facebook Conversations