Duket sikur Samsung do të ndjekë rrugën e Apple për modelet e reja të smartphoneve
Samsung raportohet se nuk e përfshin ngarkuesin në paketimin e telefonave të rinj inteligjentë që fillojnë vitin e ardhshëm.

Sipas një raporti nga faqja Koreane ETNews, Samsung, duke filluar nga viti i ardhshëm, mund të mos e përfshijë ngarkuesin në paketimin e disa prej smartfonëve të tij.

Samsung po planifikon të heqë adaptorët e rrymës sepse e konsideron atë një "pajisje shtesë" dhe do t'i lejojë kompanisë të zvogëlojë kostot e prodhimit të smartphoneve.

ETnews thotë se Samsung ende nuk ka vendosur nëse do ta bëjë këtë veprim, apo nga frika e reagimeve të mundshme nga klientët e saj.

What's your reaction?


You may also like

Facebook Conversations