Samsung nuk humbet kohë, vijon me përditësime të reja
Përditësimi i parë përgjatë nëntorit do të vijë pikërisht për Galaxy Z Flip 4

Pronarët e Galaxy Z Flip 4 në Irlandë nuk humbasin kohë përsa i përket përditësimeve të reja përgjatë muajit nëntor. Përditësimi, i cili më parë u shfaq në versionet beta, tashmë mbërrin në versionet e qëndrueshme të One UI. Këto përditësime kanë të bëjnë më privatësinë dhe sigurinë më të lartë.

Nga ana tjetër Z Fold 4, Z Flip 3 dhe Z Fold 3 po marrin përditësime në më shumë paisje. Përditësimi i parë përgjatë nëntorit do të vijë pikërisht për Galaxy Z Flip 4.

Po ashtu edhe modelet amerikane të Galaxy Z Flip 4 kanë filluar gjithashtu të marrin përditësimin e nëntorit 2022. Përveç Galaxy Z Filip 4 në Amerikë po përditësohen edhe pajisjet e palosshme Galaxy.

Samsung është duke punuar fort që të nxjerrë përditësimet më shpejt se kurrë. Në një intervistë të fundit, zëvendëspresidentja e Samsung, Sally Hyesoon Jeong, përmendi se të gjitha modelet kryesore Galaxy, përfshirë modelet e palosshme, do të marrin versionin One UI 5 deri në fund të këtij viti.

Samsung Galaxy Z Flip 4 lidh të kaluarën dhe të tashmen sëbashku me një smartphone mbresëlënës, i cili tashmë ka fituar menjëherë simpatinë e atyre që dinë të bëjnë zgjedhje të mira teknologjike.

What's your reaction?


You may also like

Facebook Conversations