Samsung Bespoke, frigoriferi që i përshtatet çdo stili jetese vjen me një  ofertë verore
Samsung Bespoke, frigoriferi që i përshtatet çdo stili jetese vjen me një

ofertë verore

Të zgjedhësh pajisjet e duhura elektroshtëpiake shpeshherë mund të jetë

sfiduese. Është thelbësore të gjesh balancën e përsosur midis funksionalitetit dhe estetikës. Deri më

tani, shumica prej nesh kanë zgjedhur dekorin e kuzhinës duke ju përshtatur modelit dhe ngjyrës së një

pajisjeje elektroshtëpiake. Por kjo ka ndryshuar falë pajisjeve si frigoriferi Samsung Bespoke. Ekonomik, i

fuqishëm, me sistem ftohje të përmirësuar dhe me një larmi ngjyrash, ju mund të bëni zgjedhjen që i

përshtatet më shumë stilit tuaj. Samsung ka përgatitur dhe një ofertë shumë speciale që ofron deri në

30% zbritje kur blini një nga pajisjet e zgjedhura.

 

Një ndryshim në modelin e frigoriferit

 

Frigoriferët e rinj Bespoke dallohen me Flex design inovator dhe minimlist, me doreza të futura. Për të

 

ndryshuar pamjen e dyerve, Bespoke vjen në një larmishmëri materialesh dhe ngjyrash si: e zezë, e

 

argjendtë, lejla, e bardhë, etj. Çfarëdo ngjyre që ju pëlqen, mund të zgjidhni një dizajn që i përshtatet jo

 

vetëm kuzhinës tuaj, por edhe juve. Nëse ndryshoni mendje? Nuk ka problem - mund ta ndryshoni

 

lehtësisht ngjyrën e panelit më vonë pa qenë e nevojshme të blini një frigorifer të ri! Mund të jeni të

 

sigurt se do të kënaqeni edhe më shumë duke gatuar dhe se kuzhina juaj do të rrezatojë me një stil të

 

paharrueshëm.

Kombinimi ideal mes stilit dhe funksionalitetit

Falë teknologjive të avancuara të ruajtjes së ushqimit, me Samsung Bespoke ju nuk cënoni as

funksionalitetin që është shumë i rëndësishëm sidomos në kuzhinë. Frigoriferët Bespoke do ta bëjnë më

të lehtë përgatitjen e vakteve dhe ushqimi juaj do të qëndrojë i freskët falë sistemit All Around Cooling

që ftoh çdo ndarje në mënyrë të njëtrajtshme. Ai kontrollon vazhdimisht temperaturën dhe qarkullon

ajrin e ftohtë përmes vrimave të ajrimit të vendosura në vende strategjike. Kështu që ushqimi mbahet

në temperaturën optimale dhe qëndron më i freskët për më gjatë. Për më tepër, teknologjia No Frost

përmirëson qarkullimin e ajrit për të ruajtur një temperaturë konstante e cila parandalon akumulimin e

akullit. Për ta bërë më të lehtë organizimin e ushqimit tuaj, ky frigorifer ka sirtarë fleksibël me të cilët

mund të rregulloni hapësirën e brendshme sipas dëshirës tuaj.

Gjithashtu, falë teknologjisë Digital Inverter frigoriferi Samsung Bespoke nuk ka zhurma shqetësuese

dhe është në përputhje me rregulloret e reja të energjisë duke ju ndihmuar të kurseni energji.

Oferta verore

Me frigoriferin Samsung Bespoke do të shijoni pije dhe ushqime të freskëta gjatë gjithë verës dhe tani

mund të përfitoni deri në 30% ulje duke zgjidhur kombinimin tuaj. Promocioni zgjat deri më 10 korrik

2022 dhe për më shumë informacion vizitoni, linkun.

 

Samsung ju ofron dhe 5 vjet garanci (2 vjet garanci fabrike + 3 vjet garanci Samsung). Për të fituar të

drejtën e garancisë specifike prej 3 vitesh të Samsung, duhet të regjistroheni në faqen e

internetit samsung5vitegaranci.al jo më vonë se 30 ditë nga data e blerjes.

What's your reaction?


You may also like

Facebook Conversations