Një javë me smartphone-t e serisë më të re Galaxy S23
Të përbashkëtat dhe dallimet e smartphone-ve flagship më të fundit nga Samsung

Çdo vit gjatë 13 viteve të fundit, Samsung ka lançuar një telefon të ri Galaxy S. Në shkurt të këtij viti, u lançua seria Samsung Galaxy S23: Galaxy S23+ dhe Galaxy S23 dhe Galaxy S23 Ultra. Por, cilat janë dallimet dhe të përbashkëtat mes modeleve?

1Kamera

Galaxy S23 dhe S23+ janë të pajisur me kamera të nivelit profesional, me sensorë të një rezolucioni të lartë dhe inteligjentë, pikselë që përthithin dritën për të realizuar shkrepje të pastra, në çdo orë. Sistemi i  kamerës së pasme përfshin një kamerë Wide Angle 50MP, e ndjekur nga një lente dytësore telefoto 10 MP me zmadhim optik 3x, së fundi një kamerë Ultra Wide 12 MP me një fushë shikimi 120 gradë për kapjen e imazheve më të gjera. E nëse jeni të interesuar për video, sistemi i kamerës së pasme mund të shkrep deri në 8K me 30 fps ndërsa, kamera selfie 12MP arrin në 4K.

Ndërsa, pjesa e pasme e Galaxy S23 Ultra është e kompletuar me pesë kamera shumë funksionale, të cilat, me shumë mbështetje softuerike dhe zgjidhje AI, ju mundësojnë të kapni foto të shkëlqyera në mjedise të ndryshme. Kamera Ultra Wide 12MP ofron një fushë shikimi deri në 120˚, e cila është e përkryer për  shkrepje me kënd të gjerë, qofshin ato foto në grup ose subjekt panoramik. Ekzistojnë gjithashtu dy kamera Telephoto me zmadhim optik 10x dhe 3x për fotografi cilësore pavarësisht distancës së objektit në fokus, një kamerë e përparme 12MP për selfie të qarta kristal dhe kamera me kënd të gjerë 200MP që përdor sensorin e ri ISOCELL HP2 të Samsung. Kjo kamerë e fuqishme është një nga asetet kryesore të versionit të ri Galaxy S23 Ultra, madje edhe ata që nuk janë tepër të njohur me teknologjitë e sensorëve të kamerës dhe harduerit shoqërues do të mbeten të impresionuar.

 

Duke ditur se kamerat selfie janë më të rëndësishme se kurrë për mënyrën se si ne komunikojmë sot, seria Galaxy S23 ka prezantuar fokusimin automatik të shpejtë dhe kamerën e parë selfie Super HDR, duke kaluar nga 30 në 60 fps, për imazhe dhe video dukshëm më të mira në pjesën e përparme. E për ata që i kushtojnë pak më shumë vëmendje fotografisë, aplikacioni Expart Raw në pajisjet Galaxy sjell opsione profesionale editimi në format RAW dhe JPEG.

         

Ekrani

Samsung Galaxy S23 vjen me një ekran 6.1 inç me rezolucion Flat FHD+, ndërsa S23+ ka një ekran 6.6 inç, përsëri me një rezolucion Flat FHD+. Ndërkohë, S23 Ultra ka një ekran 6,8 inç QHD+ Edge* Dynamic AMOLED 2X, i cili ofron një sipërfaqe mbresëlënëse për të parë video, për të shkruar e-mail ose thjesht për të shfletuar në web. Të gjitha këto gjithashtu bëhen më të lehta me SPen. Pavarësisht zonës së madhe të ekranit, Galaxy S23 Ultra ka një shpejtësi të lartë rifreskimi Super Smooth prej 120 Hz, e cila mund të shkojë deri në një 240 Hz në Game Mode. E gjithë kjo mundësohet nga Snapdragon® 8 Gen 2, platforma më e fuqishme dhe efikase ndonjëherë në një smartphone Samsung Galaxy.

         Bateria

Kjo seri është ndërtuar me një bateri të fuqishme që mban gjatë gjithë ditës. Për sa i përket kapacitetit të baterisë, S23 ka një bateri 3900mAh, S23+ ka një bateri 4700mAh, dhe S23 Ultra ka një kapacitet baterie 5000mAh. Dhe kur është koha për të karikuar, me karikuesin 45 W në Galaxy S23+ dhe S23 Ultra, smartphone juaj do karikohet deri në 65% të kapacitetit të baterisë në vetëm 30 minuta.

         Performanca

Një nga aspektet më emocionuese të familjes Galaxy S23 është procesori. Të tre pajisjet fuqizohen nga platforam e re Qualcomm Snapdragon 8 Gen 2, platforma më e fuqishme dhe efikase ndonjëherë në një smartphone Samsung Galaxy  dhe Snapdragon më i shpejtë i disponueshëm deri më sot. Ky harduer i vendos këta smartphone në krye të listës për mobile gamers. Plus, dhoma me avull e Samsung Galaxy, tani më e madhe dhe e pranishme në çdo model të serisë Galaxy S23, siguron që të shijuarit e një maratone lojrash.

          Dizajni

Dizajni i mrekullueshëm simetrik i Samsung rikthehet me një ndryshim të madh në këtë seri të re: përdorimi i materialeve të ricikluara dhe që nuk dëmtojnë mjedisin. Seria Galaxy S23 përmban gjithsej 12 komponentë që janë bërë nga materiale të ricikluara, gjë që i bën ata smartphone-t më të qëndrueshëm Samsung deri më sot. Për shembull, xhami mbrojtës Corning® Gorilla® Glass Victus® 2 përmban 22% materiale të ricikluara pa kompromentuar cilësinë dhe rezistencën. Përpunuar me xham të ricikluar dhe film PET dhe ngjyruar me ngjyrues natyrorë, secili telefon është i futur në një kuti të përbërë nga letra e ricikluar dhe film mbrojtës me bazë letre. Përveç kësaj, seria Galaxy S23 ka fituar certifikimin UL ECOLOGO®, i cili konfirmon më tej se këto pajisje kontribuojnë në ruajtjen dhe krijimin e një planeti më të shëndetshëm.

Vëmendjen e madhe ndaj detajeve e tregon edhe paleta e bukur e ngjyrave. Seria Galaxy S23 vjen në katër nuanca mat të frymëzuara nga natyra: E gjelbër, krem, vjollcë e hapur dhe e zezë e tejdukshme.

What's your reaction?


You may also like

Facebook Conversations