views
të na befasojë sërish. Në Galaxy Unpacked 2022 që u zhvillua në fillim këtij muaji, Samsung prezantoi
serinë e re Galaxy S22: Galaxy S22 , S22+ dhe S22 Ultra, të cilët sjellin një përvojë revolucionare të
fotove dhe videove, me veçori të përmirësuara të kameras.
Të dy, Galaxy S22 dhe S22+, janë ndërtuar me sensorin e madh të kameras Wide-Angle 50 MP që ndizet gjatë natës, shoqëruar me një kamera Ultra-Wide 12MP, kamera telefoto 10MP me zmadhim optik 3x dhe kamera për selfie 10MP. Ndërsa, kamera me rezolucion të lartë 108MP e Galaxy S22 Ultra është ndërtuar me sensorin më të madh të Samsung 2,4μm piksel, i cili bën të mundur që lentet të kapin më shumë dritë. Kjo shoqërohet nga një kamera Ultra Wide 12MP, një kamera telefoto 10MP me zmadhim optik 3x, një kamera telefoto 10MP me zmadhim optik 10x dhe kamera për selfie 40MP. Pavarësisht nëse jeni një fotograf amator apo profesionist, seria Galaxy S22 ju jep të gjitha mjetet që ju nevojiten për të bërë një fotografi të bukur çdo herë. Më poshtë ju njohim me disa prej tyre:
1.Nightography
Frymëzimi nuk pret për ndriçimin perfekt dhe tani nuk ke pse pret as ti. Veçoritë e avancuara të Nightography të disponueshme në të gjithë familjen e pajisjeve S22 ju lejojnë të kapni video dhe foto të pastra si në kamerën e përparme ashtu edhe në atë të pasme, pavarësisht nëse jeni duke regjistruar gjatë ditës ose natës. Me sensorin e pikselve 23% më të madh në krahasim me S21 & S21+ dhe teknologjinë Adaptive Pixel – kamera është projektuar për të kapur më shumë dritë, për të nxjerrë në pah detaje edhe në errësirë. Plus, lentet e përparuara Super Clear Glass të S22 Ultra ju ndihmojnë të bëni video më të qarta gjatë natës. Për një përvojë edhe më të fuqishme mund të aktivizoni Night Mode.
2. Portrait Mode
Me serinë Galaxy S22, portretet dhe autoportretet do të duken më mirë se kurrë, madje edhe detajet më të vogla do duken mjaft të qarta falë një algoritmi të sofistikuar të inteligjencës artificiale - AI Stereo Depth Map i ri. E njëjta gjë vlen edhe për katërputrakun tuaj të preferuar: Portrait Mode i ri i parandalon që qimet e kafshëve shtëpiake të përzihen në sfond, kështu që ju do t'i bëni fotot më të bukura kafshëve tuaja.
3. Auto Framing
Opsioni Auto Framing i videos siguron që kamera juaj gjithmonë të kapi saktësisht kë dëshironi, qoftë një apo shumë persona. Pavarësisht nëse lëviz apo nëse në kuadro hyjnë dhe dalin njerëz, kamera do të qëndrojë e fokusuar automatikisht, duke zbuluar dhe gjurmuar deri në 10 persona.
4. Space Zoom
Cilësia e përmirësuar e kamerës së serisë Galaxy S22 lejon zmadhimin dixhital. Kamera e S22 dhe S22+ mundëson zmadhimin në 3x, 30x apo në ndonjë vlerë midis — secila prej tyre jep detaje të qarta nga distanca. Ndërsa S22 Ultra me sistemin Dual Tele Zoom ofron zmadhim optik të fuqishëm, duke kaluar nga 3x në 10x. Pastaj, lenteja e dyfishtë e palosur dhe super rezolucioni i përmirësuar me inteligjencë artificiale vazhdojnë veprimin derisa të jesh 100x më pranë aksionit, pa bërë asnjë hap. 5. Expert Raw Expert RAW oforn kontroll të plotë mbi fotografitë e tua, duke i ruajtur skedarët RAW direkt në galeri. Mund të editoni brenda kamerës dhe shkrepni fotografi me rreze të lartë dinamike me formatin Multi Frame RAW 13. Zgjidhni opsionet: ISO, Shutter-Speed, Balance White, EV dhe zgjidhni midis tyre lente të ndryshme. Ose mund t'i ndash skedarët RAW direkt në një telefon tjetër dhe t'i kërkosh shokut
Comments
0 comment