Samsung Galaxy A51: sa ia vlen?
Kur mendoni për një telefon samsung me shumë mundësi mendja ju shkon direkt te Galaxy Note, seria S, keta jane telefonat më të mirë që ka samsung por, nuk jane telefonat që blejnë shumica e njerëzve. Telefonat më të shitur në rang botëror për 2019 ishin telefonat e serisë “A” të Samsung të cilët bëjnë pjesë në katgorinë mid-range.

Samsung Galaxy A51: sa ia vlen?

Samsung Galaxy A51 kushton 35.000 Lek dhe e ka një ekran të madh 6.5-inch. Ka një kamera 48 MP, bateri 4,000mAh, dhe është pjesë e një fushate të madhe për ta bërë linjën Samsung Galaxy seria “A” të pëlqyeshme në të gjithë botën. Mantra e Samsung është se Galaxy A ka një "ekran të mrekullueshëm, kamera mbresëlënëse, jetëgjatësi të lartë të baterisë".

Përveç telefonit, në kuti do të merrni një karikues 15W - njësia QC2.0 Samsung Adaptive Fast Charging, plus një kabllo USB-A-to-C për të përfunduar lidhjen, kufjet e thjeshta dhe nuk ka asnjë kasë mbrojtëse.

Parametrat:

Design: Përpara xham (Gorilla Glass 3), dhe pjesa mprapa polikarbonat “glasstic”.

Ekrani: 6.5-inch Super AMOLED, 20: 9, FHD + (1080x2400px), 405ppi.

Kamera kryesore  

Quad 48 MP, f / 2.0, 26 mm (e gjerë), 1 / 2.0 ", 0.8 μm, PDAF, 

12 MP, f / 2.2, 123˚ (ultrawide)

5 MP, f / 2.4, (makro)

5 MP, f / 2.2, (depth)

Funksione:  flash LED, panorama, HDR

Video 4K @ 30fps, 1080p @ 30 / 120fps; gyro-EIS

Kamera selfie 

32 MP, f / 2.2, 26 mm (e gjerë), 1 / 2.8 ", 0.8 μm

Funksione:  HDR

Video 1080p @ 30fps

Chipset: Exynos 9611: CPU octa-core (4x2.3 GHz Cortex-A73 & 4x1.7 GHz Cortex-A53), Mali-G72 MP3 GPU.

Memoria: 4/64 GB, 4/128 GB, ose 6/128 GB, UFS 2.0; slot i dedikuar microSD për zgjerim deri në 1TB.

OS: Android 10; Samsung One UI 2.0.

Bateria: 4,000mAh, duke karikuar 15W.

 Dual Sim

What's your reaction?


You may also like

Facebook Conversations