views
Microsoft më në fund po implementon një regjistrues të integruar të ekranit në Windows. Mjeti Snipping në Windows 11 së shpejti do të përditësohet për të përfshirë regjistrimin e ekranit, që do të thotë se përdoruesit e Windows nuk do të duhet të mbështeten në Xbox Game Bar ose funksionet e mundësuara nga palët e treta vetëm për të regjistruar ekranet e tyre.
Testuesit e Windows 11 do të fillojnë të kenë akses në Mjetin e përditësuar Snipping dhe opsioni i ri i regjistrimit do t'i lejojë të regjistronjnë sipas dëshirwë të gjithë ekranin apo edhe një seksion që mund ta zgjidhni. Përditësimi vjen më shumë se katër vjet pasi Microsoft prezantoi për herë të parë një përvojë të re Screenshot për Windows.
"Ne e dimë se Snipping Tool është funksion i preferuar në komunitetin Insider, kështu që ne jemi shumë të emocionuar të prezantojmë një regjistrues të integruar të ekranit me këtë përditësim!" shpjegon Dave Grochocki, drejtuesi kryesor i menaxherit të produkteve për aplikacionet e Windows Inbox. "Funksioni Snipping e ka bërë gjithmonë të shpejtë dhe të lehtë kapjen dhe ndarjen e përmbajtjes nga kompjuteri juaj, dhe me regjistrimin e ekranit të integruar, ne po i zgjerojmë këto aftësi në edhe më shumë lloje të përmbajtjes."
Funksioni i përzgjedhjes do të mundësojë dhe për ata që thjesht duan të kapin një aplikacion në vend të të gjithë ekranit të tyre. Xbox Game Bar ka qenë i mirë vetëm në regjistrimin e aplikacioneve individuale, por ka shumë më pak kontroll mbi saktësisht se çfarë po regjistroni atje.
Microsoft sapo ka filluar ta testojë këtë me testuesit e Windows 11 në Kanalin Dev, kështu që ka të ngjarë që pas disa javësh ose muajsh Snipping të lëshohet për të gjithë që përdoruesit e Windows 11. Megjithatë, është një lajm i mrekullueshëm që Windows më në fund do të ketë një ekran të integruar regjistrues.
Comments
0 comment