Twitter së shpejti mund të ndalohet në Evropë për këtë arsye!
Twitter gjatë javëve të fundit duket se nuk po gjen paqe. Mendohet se BE-ja mund ta largojë Twitter-in nga Evropa nëse Elon Musk dhe kompania e tij nuk mund t'i kthejnë gjërat në normalitet. Por për çfarë bëhet fjalë?

Sipas Financial Times (FT), Twitter mund të jetë në prag brenda Bashkimit Evropian. Shkak për këtë është bërë mbyllja e zyrës së kësaj kompanie në Bruksel për shkak të mungesës së stafit dhe dorëheqjeve të ndodhura gjatë këtij muaji.

Një nga detyrimet e kësaj zyre është të mbajë kontakte të vazhdueshme me Bashkimin Evropian dhe qeveritë e tjera në rajon në përputhje me kërkesat dhe ligjet e BE, duke filluar që nga privatësinë e të dhënave e deri në mbrojtjen e përmbajtjes së përdoruesve.

Dhe sipas Financial Times, goditja e madhe vjen pas dorëheqjeve të Julia Moser dhe Dario La NASA, pas ultimatumit të Elon Musk. Të dy ishin përgjegjës kryesisht për politikat e Twitter-it për Evropën dhe zbatimin e Aktit të Shërbimeve Dixhitale në platformë. Përveç kësaj, ata ishin dy punonjësit e vetëm të mbetur në Bruksel pas valës së pushimeve nga Musk që kur ai u bë CEO i kësaj kompanie teknologjike.

Pa këtë zyrë, Twitter mund të përballet me gjoba deri në 6% të të ardhurave globale dhe nëse nuk e zgjidhin problemin pas gjobës, Twitter do të bllokohet në Evropë.

Po kështu, largimi i Damien Kieran nga Twitter si drejtor global i privatësisë ishte një goditje për platformën në Evropë. Me largimin e tij, Twitter nuk i plotëson më kërkesat bazë të kërkuara nga Rregullorja e Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave të BE-së (RGPD). Ndëshkimi? Si më parë, për sa kohë nuk ka alternativë, platforma rrezikon të dëbohet nga Europa.

What's your reaction?


You may also like

Comments

https://thetechnocast.com/assets/images/user-avatar-s.jpg

0 comment

Write the first comment for this!

Facebook Conversations