Si të fshini menjëherë fotot, videot dhe dokumentet e padëshiruara në WhatsApp?
Hapësira ruajtëse WhatsApp është e ulët? Ja se si mund të menaxhoni hapësirën dhe të fshini foto, video apo dokumente të padëshiruara...

WhatsApp nuk është thjesht një aplikacion mesazhesh, por i lejon përdoruesit të ndajnë foto, video, dokumente dhe madje edhe GIF dhe së fundmi figura të personalizuar për ta bërë komunikimin argëtues.

Aplikacioni në pronësi të Meta nxjerr herë pas here veçori të reja për të përmirësuar ndërfaqen e përdoruesit dhe privatësinë. Megjithatë të gjitha mediat e përbashkëta dhe të dhënat e përditësimeve të reja grumbullohen në memorie, duke bllokuar hapësirën e brendshme të telefonit.

Tejmbushja e hapësirës e bën pajisjen të ngadaltë dhe madje WhatsApp i nxit përdoruesit të lirojnë hapësirë ​​në mënyrë që të vazhdojnë të përdorin aplikacionin. Për të liruar hapësirën, duhet të fshini të dhënat e aplikacionit si video të mëdha, foto ose dokumente të ruajtur në telefonin tuaj, të cilat nuk ju nevojiten më.

Ja disa nga mënyrat në të cilat mund të menaxhoni mediat WhatsApp dhe të fshini materialet që nuk i dëshironi më.

Përpara se të fshini çdo të dhënë, kontrolloni se sa hapësirë ​​po zë WhatsApp në celularin tuaj dhe më pas mund t'i fshini artikujt për të liruar hapësirën e brendshme. Për të parë të dhënat e WhatsApp:

Hapni WhatsApp> Cilësimet> Hapësira ruajtëse dhe klikoni tek të dhënat> Menaxho hapësirën ruajtëse. Mund të shihni memorien e disponueshme të telefonit dhe sa hapësirë ​​zë media WhatsApp.

Si të rishikoni dhe fshini materialet e WhatsApp

Pas kontrollit të hapësirës ruajtëse mund të rishikoni median dhe të lironi hapësirën duke fshirë artikujt që janë të mëdhenj ose që janë më shumë se një herë. Për të rishikuar dhe fshirë median:

-Nën Menaxho hapësirën ruajtëse, klikoni lehtë mbi 'Më e madhe se 5 MB' ose zgjidhni një bisedë specifike.

-Ju gjithashtu mund të renditni materialet duke prekur ikonën e renditjes sipas më të rejave, më të vjetra ose më të mëdha.

-Zgjidhni të klikoni mbi media individuale ose të shumta dhe më pas fshijini ato.

Kujdes edhe pasi të keni fshirë median nga WhatsApp, ajo mund të jetë ende e disponueshme në hapësirën ruajtëse të telefonit tuaj. Pra, për ta fshirë atë përgjithmonë, fshijini materialet edhe nga galeria.

Si të fshini materialet WhatsApp përmes kërkimit;

Ju gjithashtu mund të fshini media individuale duke përdorur funksionin e ri të kërkimit të filtrit.

Hapni skedën WhatsApp CHATS dhe më pas prekni Search.

Zgjidhni Fotot, Videot ose Dokumentet çfarëdo media që dëshironi të kërkoni dhe fshini.

Klikoni dhe hapni artikullin që dëshironi të fshini.

Klikoni  tek Më shumë > Fshi.

Përdoruesit mund të kontrollojnë gjithashtu shkarkimin automatik të materialeve në mënyrë që ato të panevojshmet të mos shkarkohen automatikisht në të dhënat celulare ose Wi-Fi.

What's your reaction?


You may also like

Comments

https://thetechnocast.com/assets/images/user-avatar-s.jpg

0 comment

Write the first comment for this!

Facebook Conversations