Si të fshihni “like” në Instagram për postimet tuaja apo të tjerët?
Pse njerëzit kanë krijuar varësi nga pëlqimet dhe komentet në rrjetet sociale dhe si ndikon kjo në shëndetin mendor?

Prej më shumë se një dekade Instagrami ka marrë vemendje të gjerë, duke u kthyer në monopol sa hap e mbyll sytë. Nga ana tjetër rrjetet sociale tashmë po krijojnë shqetësime të ndryshme tek përdoruesit dhe për të mos ndodhur kjo, Instagram ka ardhur me një zgjidhje…Çfarë do thoni ju?

Së fundmi me anë të këtij aplikacioni, risive që sjell apo përditësimeve të ndryshme mund të fshihni pëlqimet nga postimet tuaja apo për të tjerët.

Pëlqimet dhe komentet në mediat sociale mund të ndikojnë negativisht në shëndetin mendor dhe të bëjë që postimi në Instagram të ndihet më shumë si një konkurs popullariteti sesa një hapësirë ​​për t'u lidhur me njerëzit.

Në Instagram, ju mund të fshihni pëlqimet, duke ju lejuar ju dhe ndjekësit tuaj të përqendroheni më shumë tek përmbajtja dhe më pak tek “like”.

Ka disa mënyra për të fshehur pëlqimet në Instagram. Ju mund të fshihni pëlqimet në postimet tuaja, qoftë kur krijoni një postim ose më pas, si dhe të fshehni numrin e pëlqimeve nga shikimi kur shfletoni llogari të tjera. Për ju që ende nuk i keni aplikuar ja si t'i bëni të gjitha këto:

Si të fshihni “like” në postimet tuaja nga llogaritë e tjera në Instagram?

1. Hapni aplikacionin Instagram. Shkoni në faqen e llogarisë tuaj dhe klikoni ikonën e profilit tuaj në fund, në të djathtë.

2. Klikoni menunë me tre rreshta lart djathtas. Klikoni “Settings”.

3. Në fushën e kërkimit në krye të faqes së “Settings”, shkruani "postimet" dhe klikoni Postimet kur ta shihni në rezultatet e kërkimit.

4. Në seksionin “Likes” and “Views”, klikoni “Hide Like” dhe “View Counts”. Rrëshqitësi bëhet blu kur aktivizohet kjo veçori.

Si të fshihni pëlqimet tuaja në Instagram përpara se t'i postoni?

Ju mund të fshehni numrin e “likeve” nga përdoruesit e tjerë kur ata shfletojnë postimet tuaja. Ju do të duhet ta bëni këtë për çdo postim të ri teksa e krijoni.

1. Filloni procesin e krijimit të një postimi të ri në Instagram duke zgjedhur foton ose videon tuaj dhe duke shtypur një titull.

2. Në faqen e postimit të ri, faqja përfundimtare me butonin “Share” lart djathtas, klikoni “Advancet Settings”.

3. Në seksionin e numrit të pëlqimeve dhe shikimeve, klikoni
Hide like” dhe “View counts”.  Kur aktivizohet kjo veçori bëhet ngjyrë blu.

Si të fshihni pëlqimet në postet tuaja në Instagram në mënyrë retroaktive?

Mund ta çaktivizoni shfaqjen e numrit të pëlqimeve edhe pasi të jetë publikuar postimi.

1. Hapni postimin në Instagram për të cilin dëshironi të fshihni pëlqimet.

2. Klikoni menunë me tre pika lart djathtas.

3. Në menunë që shfaqet, klikoni mbi “Hide like count”

What's your reaction?


You may also like

Comments

https://thetechnocast.com/assets/images/user-avatar-s.jpg

0 comment

Write the first comment for this!

Facebook Conversations