Si duhet ta karikoni celularin tuaj që të mbajë bateri sa më shumë?
A e vendosni celularin në karikim gjatë gjithë natës? Nuk e hiqni nga priza? A prisni që të shkarkohet plotësisht apo të ngarkohet 100%?

Një sondazh i shkurtër në redaksinë e Focus.it nxori në dritë një të vërtetë të pashmangshme: asnjëri prej nesh nuk i karikon celularët në mënyrë korrekte. Megjithatë, do të mjaftonte të lexonim udhëzimet që jepen në momentin e blerjes së smartfonit tonë të ri se si të ruani kapacitetin e baterisë për aq kohë sa të jetë e mundur. Por jo, zakonisht jemi mësuar ta fusim në karikim një natë para se të flemë, pa e hequr nga kutia dhe më pas ta shkyçim në mëngjes me baterinë ngjyrë jeshile në këndin e sipërm djathtas dhe ndoshta me një 100%...

Të mos nxehet celulari teksa karikohet: Gabimi i parë i madh që bëjnë shumë është që e karikojmë celularin pa e nxjerrë nga "kasa". Sidomos në verë ose nëse priza që përdorim vendoset pranë burimeve të nxehtësisë do të ishte mirë ta hiqnim telefonin inteligjent nga kasa. Arsyeja është shumë e thjeshtë: për të shmangur mbinxehjen, kushti më i keq për çdo bateri litium-jon, pasi përshpejton degradimin e saj.

Mos e ngarkoni celularin deri në 100%: Një zakon tjetër i keq është që ta lini celularin t’i bie bateria deri në 0% ose anasjelltas ta karikoni deri në 100%; në vend të kësaj, ajo duhet të mbahet gjithmonë midis 30% dhe 70%. Kjo është për shkak se bateritë litium-jon funksionojnë duke lëvizur vazhdimisht grimcat e vogla të lëvizshme të quajtura "bartës të ngarkesës" midis elektrodave. Duke bërë këtë, pjesët përbërëse vendosen nën stres dhe me kalimin e kohës efikasiteti ulet në mënyrë të pashmangshme. Karikimi i telefonit për një kohë të gjatë ose lënia e tij në zero janë dy mënyra të shkëlqyera për të prishur elektrodat dhe për të zvogëluar jetëgjatësinë e baterisë.

Mos e karikoni gjatë natës: Dhe këtu kthehemi te gabimi më i zakonshëm - karikimi i pajisjeve gjatë natës. Problemi nuk është se duke vepruar kështu do të arrihej ngarkesa maksimale, por se për orë e orë të tëra ngarkuesi do të vazhdonte të furnizonte baterinë me energji të padobishme, para së gjithash duke e mbinxehur atë, por mbi të gjitha duke dëmtuar elektrodat e saj. Siç shpjegon Kevin Purdy në The New York Times: "Është mjaft e lehtë të mbushësh një sfungjer të thatë me ujë, por përpjekja për të detyruar një sfungjer pothuajse të ngopur të thithë pikat e fundit të lëngut kërkon më shumë presion dhe lë më shumë lëng të grumbulluar në sipërfaqe. Ky akumulim në një bateri quhet SEI (Solid Electrolytic Interface) dhe zvogëlon kapacitetin e saj të përgjithshëm".

Shkurtimisht nëse dëshironi që bateria e telefonit tuaj celular të ruajë standardet optimale për aq kohë sa të jetë e mundur, mos e lini të mbarojë plotësisht, hiqeni kutinë kur e rikarikoni dhe lidheni me energjinë ndoshta në mbrëmje pas darkës (duke e hequr nga priza para se të flini) ose në mëngjes kur zgjoheni.

What's your reaction?


You may also like

Facebook Conversations