![Shkenca e seksting shpjegon se përse një e treta e grave i dërgon foto nudo partnerëve](https://thetechnocast.com/upload/media/posts/2022-12/30/shkenca-e-seksting-shpjegon-se-perse-nje-e-treta-e-grave-u-dergon-foto-nudo-partnereve_1672424746-b.jpg)
views
Gratë që dërgojnë foto nudo në celularin e partnerëve zakonisht e bëjnë këtë sepse mendojnë se kjo pritet prej tyre, të paktën kështu bën me dije studimi i fundit.
Studiuesit në Universitetin e Nebraska-Lincoln përdorën pyetësorë për të zbuluar pse gratë e reja u dërgonin foto partnerëve përkatës.
Një e treta e pjesëmarrësve në këtë pyetësorë shkruanin se dërgimin e fotove e shihnin si 'një detyrim” ose pjesë të qenësishme të të qenit në një marrëdhënie romantike'.
Hulumtimi u drejtua nga studiues në Departamentin e Psikologjisë së universitetit.“Gratë shpesh dërgojnë imazhe nudo të seksualizuara tek burrat, por motivet e grave për të dërguar foto nudo janë të paqarta”, thonë studiuesit.
“Ne zbulojmë se gratë nuk dërgojnë pa u menduar foto intime të trupit të tyre tek të tjerët, por janë shumë të vetëdijshme për romanticitetin që i falin një marrëdhënieje.
Siç kanë treguar studimet e mëparshme, sekstingu është një term i gjerë dhe mund të përfshijë tekste eksplicite seksuale, fotografi, video apo edhe video chat eksplicite të transmetuara drejtpërdrejt.
Akademikët përdorën pyetësorë 'për të kuptuar motivet e grave për të dërguar foto intime.
207 gra pjesëmarrëse ishin të gjitha studente të kolegjit nga SHBA, të moshës 19 dhe 27 vjeç, të cilat kishin dërguar të paktën një foto nudo gjatë jetës së tyre.
Ata u pyetën: 'Sa më hollësisht të jetë e mundur, ju lutemi përshkruani arsyet që u keni dërguar të tilla foto burrave.'
35.3 përqind e pjesëmarrësve u përgjigjen se e kanë bërë këtë për të mbajtur sa më gjallë marrëdhënien e tyre aq më tepër kur ishin lidhje në distancë.
Nga ana tjetër disa gra ishin të motivuara për ta bërë këtë për të pasur pushtet dhe kontroll tek partnerët e tyre.
Një pjesëmarrëse tha: 'Doja të ushtroja një ndjenjë pushteti mbi partnerit. Unë mund ta bëj ata të më dëshirojë…
Në disa raste gratë përmendën dhunën ose detyrimin si arsyen për të dërguar të tilla foto në mënyrë që partnerët e tyre t’i kishin ato nën kontroll ose nën presion të vazhdueshëmm për të mos shkëputur marrëdhënien.
Studimi është publikuar në revistën Computers in Human Behaviour.
Comments
0 comment