Pse WhatsAp po kërkon të bëhet si Instagrami?
WhatsApp është aplikacioni më popullor i komunikimit në miliona përdorues dhe gjithnjë e më shumë sjell risi. Së fundmi WhatsApp është gati të huazojë një tjetër veçori nga Instagram.

Mediat e huaja raportojnë se përditësimi më i fundit beta i Whatsapp tashmë i disponueshëm në Google Play Store, përfshin aftësinë për të etiketuar kontaktet në story.

Deri në këto moment mbetet ende e paqartë nëse etiketimet do të jenë të dukshme apo jo për të gjithë kontaktet tuaja ndërsa ata që ju i etiketoni do të marrin njoftime të menjëhershme për përditësimin tuaj. Pra, funksionon në mënyrë të ngjashme si kur etiketoni dikë në storiet tuaja në Facebook dhe Instagram.

Nëse përpiqeni të fotografoni profilin e dikujt, nuk do t’ia dilni për shkak të kufizimeve të reja që ka vendosur WhatsApp, kjo është e ndaluar dhe ju do të merrni vetëm një imazh të ekranit të zi. Personi, fotografia e profilit të të cilit keni dashur të fotografoni ekranin, nuk do të marrë një njoftim për të, por as ju nuk do të merrni rezultatin e dëshiruar.

Siç duket Meta dëshiron të luftojë keqpërdorimin e fotove të të tjerëve, duke mos lënë askes që të bëjmë screenshot. Nëse dëshironi, mund të rrisni më tej privatësinë pra të kontrolloni se kush mund ta shohë foton tuaj të profilit në aplikacion.

Shfaqja e bisedave të sigurta, ky funksion i ri u zbulua në përditësimin më të fundit beta të WhatsApp për Android 2.24.6.11, aktualisht i disponueshëm në Google Play Store. Qëllimi i kësaj veçorie është ta bëjë më të thjeshtë identifikimin e bisedave të koduara dhe të sigurta, duke qenë se përdoruesit kërkojnë të kenë privatësi.

Shpërndarja e këtij funksioni pritet të shtrihet në më shumë përdorues gjatë javëve të ardhshme.

What's your reaction?


You may also like

Facebook Conversations