Pse  ndodh që aplikacioni i motit në iPhone e ka gabim parashikimin? Ja si ta rregulloni…
Askujt nuk i pëlqen të ketë të papritura teksa sheh aplikacionin e motit në Iphone dhe parashikimi i kohës del me diell e më pas fillon shiu…Përse ndodh që ky aplikacion të informon tjetër për tjetër, pra gabim?

Kujdes, aplikacioni i motit në Apple, konkretisht në iPhone kërkon disa informacione nga përdoruesit e tij për ta ndihmuar atë të jetë më i saktë.

Aplikacioni i motit mbështetet në modelet e simulimit që përdorin të dhëna historike për të parashikuar temperaturën, lagështinë dhe modelet e erës dhe shiut.

Por mbani mend, pavarësisht se sa informacion kanë parashikuesit e motit, realiteti është se moti mund të jetë shumë i paparashikueshëm.

Megjithatë përdoruesit e Apple iPhone këshillohen të aktivizojnë shërbimet e vendndodhjes. Kjo do të ndihmojë që aplikacioni i integruar të dijë zonën e saktë për të cilën po parashikon motin.

Për t'i dhënë aplikacionit qasje në vendndodhjen tuaj, hapni aplikacionin Cilësimet në iPhone.

Më pas klikoni; Moti > Vendndodhja > Lejo qasjen në vendndodhje > Gjatë përdorimit të aplikacionit > aktivizoni opsionin "Vendndodhja e saktë".

Zgjedhja e opsionit "Gjatë përdorimit të aplikacionit" do të thotë që aplikacioni nuk do të jetë në gjendje të gjurmojë vendndodhjen tuaj kur ju nuk e përdorni atë.

Më pas hapni aplikacionin e motit dhe sigurohuni që po ju jep rezultatet e parashikimit për "Vendndodhja ime".

Për ta bërë këtë, klikoni tre linjat horizontale në këndin e poshtëm djathtas të faqes. Përdoruesit duhet të shohin më pas një listë të vendndodhjeve për të cilat kanë kërkuar më parë motin.

Parashikimi i motit 'Vendndodhja ime' do të jetë në krye të listës.

Përdoruesit e iPhone duhet gjithashtu të sigurohen që njoftimet e tyre për aplikacionin Weather janë të aktivizuara, për të marrë sugjerime të sakta.

Aplikacioni do t'u kujtojë përdoruesve "Merrni njoftime kur shiu ose bora po fillon ose ndalon pranë jush".

Për të aktivizuar njoftimet për aplikacionin ose për të kontrolluar nëse ato janë të ndezura, shkoni te cilësimet e iPhone.

Hapni Cilësimet > Njoftimet > Stili i njoftimit > zgjidhni aplikacionin Moti > Lejo njoftimet.

What's your reaction?


You may also like

Facebook Conversations