Problemi më i madh ndër vite/ Bie Instagrami në mbarë botën! Mijëra përdorues në kaos, çfarë po ndodh?
Përdoruesit e Instagram-it këtë pasdite ngritën raporte për probleme gjatë aksesit në platformën e mediave sociale në pronësi të Meta. Raportohet se ky është defekti më i madh ndër vite.

Nëse po përpiqeni dhe nuk arrini të keni akses në llogarinë tuaj në Facebook dhe Instagram këtë pasdite, nuk jeni vetëm. Duket se aplikacionet e mediave sociale janë të ndërprera dhe nuk funksionojnë.  Mijëra persona janë të goditur nga defekti. Defekti duket se ka filluar rreth orës 15:00 me ndërprerjen ende në vazhdim dhe nuk ka asnjë informacion se kur do të rregullohet.

Downdetector, i cili monitoron ndërprerjetnë të gjithë globin po tregon mbi 90,000 raporte të Facebook-ut që nuk funksionon. Instagram ka mbi 16,000 raporte duke e bërë këtë një nga problemet më të mëdha për Meta (e cila zotëron të dyja këto platforma) në vite.

Është e paqartë se çfarë po i shkakton problemet, por shumë përdorues të Facebook-ut dhe Instagram-it i janë drejtuar faqes sociale rivale, X (ish Twitter) për të shfryrë zemërimin e tyre.

What's your reaction?


You may also like

Facebook Conversations