389
views
views
Gjigandi i teknologjisë së transportit Pitney Bowes ka konfirmuar një sulm kibernetik në sistemet e tij.
Ndërmarrja tha në një deklaratë se sistemet e saj u goditën nga një sulm "malware që kodoi informacionin" në sistemet e tij.
"Në këtë kohë, kompania nuk ka parë asnjë rast që të dhënat e klientit ose të punonjësve janë aksesuar në mënyrë të padrejtë," thuhet në deklaratë, por shumë prej sistemeve të saj të brendshme janë offline, duke shkaktuar përçarje në shërbimet e klientëve dhe proçeseve të tjera të korporatave.
Kompania tha se po punon me një këshilltar të palëve të treta për të adresuar këtë çështje. Por nuk dihet menjëherë se çfarë lloj virusi kodoi sistemet e tij. FBI paralajmëroi sulme "me ndikim të lartë" që synojnë bizneset më të mëdha.
Comments
0 comment