Pas Twitter, Meta dhe Amazon, Google planifikon të shkarkojë 10.000 punonjës!
Google planifikon të vlerësojë performancën e punonjësve të saj përmes një plani të ri renditjeje dhe përmirësimi të performancës.

Pas Twitter, Meta dhe Amazon, kompania mëmë e Google, Alphabet, thuhet se po planifikon të pushojë deri në 10,000 punonjës për shkak të performancës së dobët në punë. Sipas një raporti të ri, kompania Big Tech planifikon të reduktojë gati 6 për qind të fuqisë së saj punëtore në mes të kushteve të vështira ekonomike globale. Kjo vjen pasi tre kompani të teknologjisë kryesore, përfshirë Meta, Twitter dhe Amazon pushuan mijëra punonjës në të gjithë globin përgjatë javëve të fundit.

Sipas një raporti që vjen nga The Information, Google planifikon të vlerësojë performancën e punonjësve të saj përmes një plani të ri renditjeje dhe përmirësimi të performancës. Besohet se sistemi i ri i menaxhimit të performancës mund të ndihmojë menaxherët të largojnë mijëra punonjës me performancë të dobët rreth fillimit të vitit 2023.

Raporti sugjeron që opsioni i vlerësimit në sistemin e ri të menaxhimit të performancës do t'i ndihmojë menaxherët të vlerësojnë anëtarët e ekipit në bazë të bonuseve të tyre. Pra, nëse dikush nuk ka performancën e duhur në punë, gjendet i plogësht dhe nuk bën përpjekje për t’u përmirësuar, menaxherët do të jenë në gjendje t'i vlerësojnë ose të shmangin pagesën e bonuseve.

Kompania mëmë e Google, Alphabet ende nuk ka konfirmuar zyrtarisht pushimet nga puna. Por disa muaj më parë, CEO Sundar Pichai la të kuptohet për pushimet e ardhshme nga puna.

Sipas Pichai kompania është bërë më e ngadaltë pas rritjes së numrit të punonjësve. “Sa më shumë përpiqemi të kuptojmë makroekonominë, aq më shumë ndihemi shumë të pasigurt për të. Performanca makroekonomike lidhet me shpenzimet e reklamave, shpenzimet e konsumatorit e kështu me radhë.”

Google, ashtu si çdo kompani tjetër teknologjike punësoi shumë punonjës pas pandemisë, por tani po merret me një sërë çështjesh financiare. Më herët, Pichia paralajmëroi punonjësit që nuk e marrin seriozisht punën e tyre. Ai tha gjithashtu se njerëzit që nuk e marrin seriozisht punën do të duhet të përballen me rezultate serioze.

Pichai kohët e fundit u tha punonjësve që të fokusohen më shumë në produktivitetin. “Ka shqetësime reale se produktiviteti ynë në tërësi nuk është aty ku duhet për numrin e punonjësve që kemi. Ne duhet të krijojmë një kulturë që është më e përqendruar te misioni, më e fokusuar në produktet tona, më e përqendruar te klientët.

What's your reaction?


You may also like

Comments

https://thetechnocast.com/assets/images/user-avatar-s.jpg

0 comment

Write the first comment for this!

Facebook Conversations