Paditet Google nga dy shqiptaro-amerikan, shkak diskriminimi i gjuhës shqipe!
Padia është ngritur nga Haki Dervishi, shtetas shqiptaro-amerikan me banim në Palm Springs Kaliforni, i dekoruar rishtazi nga Presidenti Biden me Dekoratën dhe Mirënjohjen Jetësore për kontribut të vazhdueshëm për kombin Amerikan, dhe Dr.Neshad Asllani, mjek i njohur nga Kosova, themelues i “Qendrës Kosovare për të Drejtat e Njeriut” dhe anëtar bordi në organizatën “Dekada për të Drejtat e Njeriut” në New York.

Këto janë dy shqiptaro-amerikanë që e kanë marrë seriozisht "luftën" kundër gjigandit mediatik "Google". 

Gjykatën e Lartë të Kalifornisë, për shkak të diskriminimit që kjo kompani i bën gjuhës Shqipe është ngritur një padi. 

Diskriminimi ndaj gjuhës shqipe ka sjellë probleme të mëdha në media, marketing dhe teknologjik në Shqipëri, Kosovë dhe kudo që flitet shqip. 

Në padinë e ngritur thuhet se diskriminimi i vazhdueshëm që “Google” po i bën gjuhës shqipe ka bërë që shqipfolësit të diskriminohen nga pjesa tjetër e botës pasi janë përjashtuar nga platformat Google Ads dhe Google Adsense gjë që ka sjellë pasoja të mëdha në zhvillimin e biznesit, në fushën e marketingut dhe në gazetari.

Pas kësaj padie të ngritur nga Dervishi dhe Asllani pritet që “Google” të shqyrtojë me interes këtë padi dhe konsiderojë shtimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare të mbështetur nga kjo kompani. 

What's your reaction?


You may also like

Comments

https://thetechnocast.com/assets/images/user-avatar-s.jpg

0 comment

Write the first comment for this!

Facebook Conversations