Njihuni me trotuarin inteligjent, u mundëson njerëzve të karikojnë telefonat
Kompania ”Telford” dhe ”Wrekin Council” kanë menduar të realizojnë këtë projekt në kuadër të masave për luftimin e ndryshimeve klimatike. Trotuari pritet të jetë gjashtë metra dhe do të kushtojë 4 milionë stërlina.

Britania e Madhe çdo ditë e më shumë është lakuar përsa i përket dëshirës së madhe të shqiptarëve për të emigruar atje (dhe jo vetëm), por nga ana tjetër ajo nuk ndalet përsa i përket dhe risive teknologjike.

Së fundmi në Britaninë e Madhe, konkretisht në qytetin Telford po punohet për të instaluar një trotuar inteligjent, që prodhon energji nga hapat e njerëzve, aq sa mjafton për të karikuar falas telefonat.

Në një njoftim nga mediat lokale është bërë me dije se Këshilli i Telford dhe i Wrekinit në Shropshire, ka nisur projekti për ndërtimin e trotuarit të teknologjisë së lartë i cili u mundëson njerëzve të karikojnë telefonat celularë duke i shndërruar hapat e tyre në energji elektrike.

Por cila është arsyeja e këtij projekti teknologjik?

Kompania ”Telford” dhe ”Wrekin Council” kanë menduar të realizojnë këtë projekt në kuadër të masave për luftimin e ndryshimeve klimatike. Trotuari pritet të jetë gjashtë metra dhe do të kushtojë  4 milionë stërlina.

Këshilltarja Carolyn Healy tha se projekti është i vlefshëm në krijimin e ndërgjegjësimit për gjenerimin e energjisë së pastër dhe një mënyrë argëtuese për të treguar se si mund të gjenerohet energjia.

Shumë individë e kanë mirëpritur iniciativën, por të tjerë e kanë cilësuar atë si një "mashtrim të madh” gjatë një kohe kur kriza e jetesës sa vjen e rritet.

What's your reaction?


You may also like

Comments

https://thetechnocast.com/assets/images/user-avatar-s.jpg

0 comment

Write the first comment for this!

Facebook Conversations