Një risi në Whatsapp është gati të mbërrijë dhe në fakt është një funksion që shumë e kanë pritur…
Lajmet e Whatsapp janë gjithmonë shumë interesante dhe tërheqin vëmendjen e përdoruesve që janë gjithmonë të interesuar për risi aq më tepër kur bëhet fjalë për të lehtësuar punët...

Janë të shumtë ata që e përdorin vazhdimisht dhe çdo ditë këtë aplikacion të mesazheve të shpejta, kështu që nuk është për t'u habitur që ka gjithmonë kuriozitet të madh për ndonjë veçori dhe funksion të ri.

Me këtë risi do të përmirësohet përvoja  e përdoruesve pasi do krijohet mundësia që me anë të opsionit “Search” në këtë aplikacion të arrihet të kuptohet dita kur ka ardhur mesazhi. Ky mjet kërkimi do të na bëjë më të lehtë për të gjetur mesazhin që duam, gjithmonë nëse jeni nga ato persona që nuk fshini mesazhet, por i arkivoni aty për çdo rast.

Me anë të “Search”, ku ju mund të shkruani disa fjalë kyçe rreth bisedës së komunikuar, ju do arrini të verifikoni datën fikse të mbërritjes së mesazhit.  

Kjo risi është diçka që shumë e kanë kërkuar dhe e kanë pritur. Në këtë mënyrë, përdoruesi do ta ketë më të lehtë dhe do jetë më intuitiv të gjurmojë dhe gjejë mesazhin që ka mbërritur me kalimin e kohës.

What's your reaction?


You may also like

Facebook Conversations