Një lokal "veç për celularë"?!
Bandit hap një dyqan kafeje "vetëm për celular" në New York

Nëse endesh në kafene Bandit në Midtown New York, nuk do të arrish të ecësh deri te banaku dhe të porosisësh diçka. Në vend të kësaj, do të duhet të shkarkoni një aplikacion.

E përjetova për veten time , kur unë - së bashku me disa klientë të tjerë - nxora telefonin tim, shkarkova aplikacionin Bandit, pastaj përdora aplikacionin për të krijuar një profil, porositur dhe paguar. Disa minuta më vonë, një barista më thirri në banak dhe më dha një filxhan kafe mjaft të mirë. Me fjalë të tjera, ndërsa Starbucks ka eksperimentuar me porositjen dhe pagesën në celular, Bandit është duke eksperimentuar plotësisht në atë që bashkëthemeluesi dhe CEO Max Crowley e quajti një dyqan "vetëm celular".

Natyrisht, ky model mund të shkaktoje ndonjë vështirësi ne fillim, veçanërisht nëse kalimtarët e rastit nuk e kuptojnë atë. Por ka punonjës miqësorë të Bandit, të gatshëm për të ndihmuar, dhe Crowley (i cili më parë ishte menaxher i përgjithshëm i Uber for Business) tha që ky model ofron një mundësi për të krijuar "një përvojë krejt të re".

Gjithashtu Bandit po konkuron dhe eksperimenton me cmime me te uleta ne treg. Qëllimi i tyre është që të jene më pak të shtrenjtë se Starbucks. Dhe gjithashtu eshte duke eksperimentuar me modele ofertash, si psh nje subsciption 20 dollarë që ju jep një numër të pakufizuar pijesh qe kushtojne 1 dollarës për një muaj.

What's your reaction?


You may also like

Comments

https://thetechnocast.com/assets/images/user-avatar-s.jpg

0 comment

Write the first comment for this!

Facebook Conversations