Mos e karrikoni celularin në makinë, gabimi më i madh!
Lidhje e individëve me teknologjinë është bërë po aq e domosdoshme sa nevoja për gjumë. Të gjithve mund të na ketë ndodhur që sapo shohim që kemi më pak se 20 % bateri fillon dhe na zë stresi…

Duke dashur që të kemi gjithmonë bateri, për të qenë të lidhur gjithë kohës na ndodh shpesh që ose të marrim karrikuesin e dikujt tjetër ose ta karrikojmë celularin në makinë.

Lidhur me këtë duhet të dini se përdorimi i fishave jo origjinale për pajisjet tona sjell gjithmonë probleme aq më tepër kur e karrikojmë celularin në portën USB në makinë. Të tillë fisha shkaktojnë probleme në qarkun e aparatit celularë, si dhe nuk të sinjalizojnë në momentin që ky proces ka përfunduar. Tërheqja e vazhdueshme e energjisë ndikon në shkurtimin e jetëgjatësisë së baterisë.

Portat e USB në makinë nuk janë të këshillueshme sepse energjia që ato lëshojnë është më e dobët se sa i nevojitet një celulari dhe kjo bën që të karrikohen shumë ngadalë. Portat USB janë krijuar për punë që nuk kërkojnë shumë energji dhe nuk kërkojnë transmetim të vazhdueshëm të energjisë.

Nëse do vijoni të gjeni zgjidhje duke e karrikuar celularin në makinë mësoni që shumë shpejt do keni nevojë për një tjetër aparat, pasi energjia jo e mjaftueshme dëmton pajisjen.

Duke qenë se telefoni është më se i domosdoshëm për rutinën tonë nga të dhënat e një hulmtumi të fundit thuhet se: “5% e njerëzve vuajnë nga dhimbja e kokës nëse telefonit i mbaron bateria kur janë larg shtëpisë. Ndërsa pothuajse 1 në 10 pranojnë se nuk mund të fokusohen në asgjë tjetër kur bateria është gati të mbarojë”.

What's your reaction?


You may also like

Comments

https://thetechnocast.com/assets/images/user-avatar-s.jpg

0 comment

Write the first comment for this!

Facebook Conversations