Mjekët: Kujdes nga këshillat për shëndetin mendor në videot e TikTok janë dezinformim
Mjekët e licencuar analizuan 500 video të TikTok për një studim në lidhje me; traumën, depresionin, çrregullimin bipolar dhe më shumë 83.7% ishin këshilla mashtruese dhe të pasakta.

Keni miq apo shokë të varur nga TikTok? Para se t’i lejoni vetes të vini në zbatim këshillat që merrni nga videot e TikTok bëni mirë të merrni parasysh këshillat e një studimi të ri nga kompania e kujdesit shëndetësor PlushCare.

Studimi nxorri në pah dhe transkriptoi 500 video të TikTok nën hashtags #mentalhealthadvice dhe #mentalhealthtips, të cilat kishin 25 milionë shikime. Një rrjet mjekësh i shqyrtoi ato dhe konstatoi dezinformim maksimal, pasaktësi dhe këshilla të dëmshme që nuk duken domosdoshmërisht si të tilla për shikuesit e një niveli mesatar dhe që i marrin të mirëqena këto këshilla.

Njerëzit po mbështeten gjithnjë e më shumë në mediat sociale për këshilla "falas" (në këmbim të ofrimit të të dhënave), pasi një orë terapi kushton mesatarisht 100 deri në 200 dollarë, sipas PlushCare. Që nga fillimi i pandemisë, kjo kompani bën me dije se postimet në mediat sociale që përmbajnë termin "shëndet mendor" u rritën me 80.53%.

Rezultatet e studimit janë të frikshme. Problemi më i madh janë informacionet mashtruese me anë të videove të cilat zënë një hapësirë prej 83.7%.

Studimi e karakterizoi video si mashtrim nëse plotëson ndonjë nga këto tre kritere: Këshilla është e pasaktë ose potencialisht e dëmshme, “hosti” është i pakualifikuar dhe nuk përfshin një mohim përgjegjësie ose video inkurajon vetë-diagnozën. Videot më problematike i përkisnin ADHD-së (100% u gjetën mashtruese), çrregullimi bipolar (94.1%) dhe depresioni (90.3%).

Saktësia është një tjetër problem i madh, pasi vetëm 54,4% të videove janë  përcaktuara si të sakta. Të tjerat ishin ose drejtpërsëdrejti të gabuara ose potencialisht të dëmshme. Fusha më shqetësuese është trauma, me vetëm një të tretën e videove që konsiderohen të sakta (33%). Meqenëse përvoja e një individi me traumën ndryshon shumë, një platformë si TikTok, ku përdoruesit kërkojnë të amplifikojnë mesazhet për sa më shumë njerëz të jetë e mundur është veçanërisht e papërshtatshme.

91%  e videove të shëndetit mendor shfaqën njerëz që nuk kanë licencë ose kualifikime, por vetëm 1% e përmendën këtë. PlushCare konstatoi se edhe përmbajtja nga profesionistë të licencuar duhet të merret si material i gjerë edukativ, jo si zëvendësim i terapisë.

What's your reaction?


You may also like

Comments

https://thetechnocast.com/assets/images/user-avatar-s.jpg

0 comment

Write the first comment for this!

Facebook Conversations