Meta dhe Microsoft prezantojnë gjeneratën e ardhshme të Llama
Kompania mëmë e Facebook, Meta Platforms ka ndërtuar një sistem të inteligjencës artificiale që rivalizon si ChatGPT dhe Bard të Google, por ajo po merr një qasje të ndryshme: duke e lëshuar atë falas.

CEO i Meta, Mark Zuckerberg tha të martën se kompania është në partneritet me Microsoft për të prezantuar gjeneratën e ardhshme të modelit të saj, të njohur si LLaMA 2, të lirë për kërkime dhe përdorim komercial, shkruajnë mediat e huaja.

Ashtu si kolegët e teknologjisë Google dhe Microsoft, kompania e mediave sociale ka pasur prej kohësh një ekip të madh kërkimor shkencëtarësh kompjuterikë të përkushtuar për avancimin e teknologjisë AI.

Ndërsa Microsoft përshkruhet nga Meta si një partner “i preferuar”, Meta tha se modelet do të jenë gjithashtu të disponueshme përmes Amazon Web Services, i cili është rivali kryesor i Microsoft në cloud, si dhe startup-i AI, Hugging Face dhe të tjerë.

Microsoft është gjithashtu një financues dhe partner i madh i OpenAI, krijuesi i ChatGPT. As ChatGPT dhe as ofertat e ngjashme nga Microsoft ose Google nuk janë me burim të hapur.

What's your reaction?


You may also like

Comments

https://thetechnocast.com/assets/images/user-avatar-s.jpg

0 comment

Write the first comment for this!

Facebook Conversations