views
Seria Note 20 erdhi me shumë risi krahasuar me Note 10. Kamera me superzoom 50x dhe shume përmirësime në Pro mode dhe video në 8K/24 fps. Vlen për tu theksuar funksionaliteti i ri “Note Sync” i cili lejon aksesin nga cloud i Samsung Account nëpër të gjitha pajisjet. Gjithashtu përmirësime përsa i përket njohjes së shkrimit me SPen me disa opsione të reja për drejtimin e shkrimit, shume gjuhë,disa fonte të reja dhe ruajta me organizimin e notes. Me Note 20 vjen një rritje e fokusimit në “gaming” me refresh rate 120 hz të ngjashme me S20. Samsung Galaxy Note 20 vjen në ngjyrë Mystic Bronze, Mystic Green dhe Mystic Grey ndërsa Samsung Galaxy Note 20 Ultra vjen në ngjyrë Mystic Bronze, Mystic Black dhe Mystic White.
Njihuni me kufjet Galaxy Buds Live me një design që nuk e keni parë më pare edhe pse ne ia kishim idenë se si do ishin nga thashethemet online dhe e dinim çfarë forme do të kishin. Siç e kemi përmendur në artikujt e mëparshëm, kufjet do të jenë wireless në formë e “fasules” dhe me tre mikrofona. Me një cilësi dhe eksperiencë superiore të audios të cilat lejojnë “noise cancellation”, me 29 h bateri dhe shume veçori të tjera të cilat do t’i zbulojmë dhe në artikuj të veçantë.
Galaxy Watch 3 nuk është lajm i ri për ne. Me një design classic që vjen në ngjyrë Mystic Black, Mystic Silver, Mystic Bronze me xham prej çeliku dhe titaniumi. Versioni i tretë i smartwach nga Samsung vjen me shumë përmirësime dhe disa opsione të reja si matja e presionit të gjakur, matje më e sakte të rrahjeve të zemrës dhe feedback të më shumë aktiviteteve fizike. Gjithashtu vjen me share location dhe lidhje me spotify.
Për të mbyllur prezantimin gjithashtu pamë Galaxy Tab 7 dhe Tab 7+ me një design modern që kanë shumë cilësi të Note 20, perfekt për gaming me refresh rate 120 hz dhe mund të punoni në disa app njekohësisht.
Comments
0 comment