Ja disa "të fshehta" që s'i dinit rreth iOS15 !
Nëse po përdorni iOS15 egzistojnë disa truke që nuk i dinit.

Përdorni kamerën e iPhone tuaj për të skanuar çdo tekst !

A keni dashur ndonjëherë që ta drejtoni kamerën e iPhone-it tuaj drejt një tabele ose copë letre dhe ta identifikoni automatikisht dhe më pas ta kopjoni tekstin në një email ose dokument? Me iOS 15, është e mundur dhe tepër e thjeshtë. 

Në momentin që të drejtoni kamerën drejt një teksti të shkruar mbajeni shtypur ekranin njësoj si "Copy-paste" por në vënd të "paste" do shfaqet:"Scan Text".

 

Mund të zhvendosni "Address Bar" në safari sipër

Me update-imin e iOS do vini re se "Address Bar" në safari është zhvendosur në pjesën e poshtme dhe nga prakticiteti është më e lehtë. Megjithatë ka përdorues të cilët nuk e parapëlqejnë këtë ndryshim, por zgjidhja është që mund ta ndryshoni. Duke klikuar butonin Aa në krahun e majtë të address bar,do shikoni një opsionin:"Show Top Address Bar" ku mund ta zhvendosni në pjesën e sipërme.

Drag & Drop ndërmjet aplikacioneve tashmë dhe në iPhone.

Nëse, për shembull, shkoni përpara dhe mbrapa midis Messages dhe Photos për të ndarë foto nga një natë e fundit me miqtë, tani mund t'i tërhiqni ato nga aplikacioni Photos në aplikacionin Messages.

Për të testuar funksionin e ri, hapni aplikacionin Photos dhe shikoni fotot tuaja të fundit. Mos prekni një foto për ta hapur atë në ekran të plotë; në vend të kësaj vendosni një gisht në foto dhe filloni të tërhiqni gishtin nëpër ekran. Pa e ngritur gishtin kur miniaturë fillon të notojë mbi pjesën tjetër të fotove, kthehu te aplikacioni Messages. Do të shihni një rreth të gjelbër me një shenjë plus që shfaqet në miniaturë që tregon se mund të ngrini gishtin dhe fotografia do të vendoset në fushën e tekstit, gati për ta dërguar. Shumë e lehtë, apo jo? 

What's your reaction?


You may also like

Facebook Conversations