Ja censurat e reja që do të aplikojë Google
Në Ditën e Internetit të Sigurt, Google prezantoi veçori të reja të krijuara pikërisht për këtë qëllim, pra për një internet më të sigurt.

Në muajt e ardhshëm, Google do të censurojë fotografitë eksplicite në rezultatet e kërkimit për të gjithë përdoruesit si parazgjedhje, edhe nëse ata nuk e kanë të aktivizuar SafeSearch, një veçori filtri që është tashmë automatike për përdoruesit e regjistruar nën 18 vjeç.

Përdoruesit do të jenë në gjendje të rregullojnë cilësimet nëse nuk kanë një profil të monitoruar ose janë të loguar ose nëse duan të shohin foto të pacensuruara. Gjithashtu, filtri është krijuar për të “turbulluar” fotot që tregojnë dhunë.

Shembujt e Google tregojnë se cilësimet e censurimit do të “turbullojnë” fotot eksplicite, por jo tekstin dhe lidhjet. Cilësimi i filtrimit zbatohet për të gjitha sa më sipër.

Ndërkohë, Google po shton një tjetër “shtresë” mbrojtjeje të integruar në menaxherin e fjalëkalimeve në Chrome dhe Android. Kompania thotë se nëse përdoruesi zotëron një kompjuter të mbështetur, atij do t’i jepet opsioni për të kërkuar vërtetim biometrik përpara se të fusë fjalëkalimin e ruajtur në formular.

Gjithashtu u vu re se përdoruesit mund të përdorin funksionin për të “zhbllokuar, kopjuar ose modifikuar në mënyrë të sigurt fjalëkalimet” që kanë ruajtur në menaxherin e fjalëkalimeve pa pasur nevojë të fusin fjalëkalimin kryesor.

Google po rrit gjithashtu mbrojtjen e privatësisë së aplikacionit të tij për iOS. Së shpejti do të jetë e mundur të mbroni aplikacionin me FaceID për të mbajtur sytë kureshtarë larg të dhënave private. 

What's your reaction?


You may also like

Comments

https://thetechnocast.com/assets/images/user-avatar-s.jpg

0 comment

Write the first comment for this!

Facebook Conversations