Investitori i One ndau eksperiencën e tij profesionale në Startup Grind Tirana!
Mundësuar nga Google për Sturtups, komuniteti më i madh i startup-eve në botë i krijuar për të edukuar,frymëzuar dhe lidhur sipërmarrësit zhvilloi një Event në ambjentet e One Telecommunications ditën e Enjte datë 17 Shkurt.

Në këtë event i ftuari special ishte investitori,sipërmarrësi dhe filantropi i njohur Elvin Guri. Nga eksperienca e tij shumëvjeçare, Elvin Guri ndau me të ftuarit disa këshilla lidhur me investimet,Startup-et dhe shumë dilema lidhur me anën profesionale dhe personale.

Duke ndarë eksperincën e tij , Elvin Guri u shpreh se në Shqipëri ka mjaftueshëm treg për çdo gjë mjatfon të kesh ide dhe një vizion për të ngritur stafin që do baahkëpunojë për ta kthyer ëndrrën në realitet. Në pyetje të tilla si ‘ A mund të mbështetet ekonomia në Shqipëri tek Turizmi dhe Bujqësia ‘ investitori u shpreh se nuk është shumë entuziast në këtë pjesë pasi të dyja nuk janë pika jonë e fortë lidhur me infrastrukturën apo hapsirën e lirë.

Ai gjithashtu ndau këshilla në lidhje me stafin e një kompanie dhe sesa e rëndësishme është të përzgjedhësh njerzit e duhur për të arritur objektivat e përbashkëta. “Femrat kanë një aftësi menaxhimi të situatave dhe punës të lindur nga natyra” u shpreh ai “…kështu që ju sugjeroj të punësoni sa më shumë gjininë femërore!

Nuk munguan duarttrokitjet pas kësaj deklarate nga të ftuarit.

Elvin Guri u shpreh se ka ndërrmarë rreziqe të shumta gjatë karrierës së tij dhe u shpreh se “Po nuk e njohe dikë në momente konflikti,atëherë nuk e njeh plotësisht!” Si një këshillë në jetën profesionale dhe atë personale.

I pyetur nëse kishte një moment që ishte ndierë krenar me veten e tij ai u shpreh se u ndje me të vërtetë i tillë, kur i ati i tij e komplimentoi për arritjet e njëpasnjëshme në profesionin e tij. Në aspektin personal u shpreh se menaxhimi i kohës ndaj familjes dhe punës është një sfidë e vërtetë për të por “jam në proçes të ekuilibrave “ .

“Gjithmonë është shumë e vështirë por duhet një mbështetje shumë e madhe në punë dhe në familje për të arritur ekuilibrat midis të dyjave” tha Elvin Guri.

I kënaqur në investimin e tij të fundit në shqipëri në One Telecomunication, ai u shpreh se ëndërron të ndërtojë diçka tepër të madhe në vendin e tij. Nuk munguan pyetjet e shumta nga të ftuarit të cilat i mirëpriti me shumë kënaqsi, ashtu si dhe humoret e vogla shoqëruar me thënie të Bullgare të cilat ishin shumë kuptimplota.

What's your reaction?


You may also like

Facebook Conversations