Inteligjenca Artificiale zëvendëson prezantuesit e radios zviceriane
Pasi Inteligjenca Artificiale zuri territor tek spikeret e televizionit, duket se kanë eksperimentuar dhe tek ato të radios…

“Couleur 3”, radiostacioni zviceran po transmeton një program të krijuar tërësisht nga Inteligjenca Artificiale. Nga ky eksperiment  do të përjashtohen vetëm lajmet, njoftoi radiostacioni.

“Nuk do të dëgjoni prezantuesit e vërtetë të Color 3 sot. Robotët kanë marrë nën kontroll studion dhe zërin e tyre”, kanë shkruar ata në Twitter.

Programi i kanalit muzikor të radios dhe televizionit publik zviceran, RTS në gjuhën frënge, është prodhuar me ndihmën e programit të robotit të të folurit ChatGPT, i cili ka shkaktuar komente të ndryshme në publik që nga fundi i vitit të kaluar, transmeton Dpa.

Prezantuesit më parë kishin klonuar zërat e tyre dhe ishin përdorur për të kryer intervista me zërat e klonuar të ish-presidentëve amerikanë, Barack Obama dhe Donald Trump, ndër të tjera.

“Duket si Couleur 3, por prezantuesit janë zëvendësuar nga Inteligjenca Artificiale”, thotë prezantuesja e supozuar, pra një inteligjencë artificiale, zëri i së cilës nuk dallohet nga ai i një gazetari të vërtetë.

Kujtojmë se televizioni publik zviceran ofron programe në të katër gjuhët zyrtare të vendit: RTS transmeton në frëngjisht, SRF në gjermanisht, RSI në italisht dhe RTR në romanisht (gjuhë e folur në kantonin Grisons).

Ekspertë të ndryshëm të teknologjisë përfshirë këtu edhe miliarderin amerikan, Elon Musk dhe një grup ekspertësh në inteligjencën artificiale kërkuan që të ketë një frenim të Inteligjencës Artificiale pasi ka marrë zhvillim të shpejtë i cili sjell dhe efekte anësore.

Në muajin mars ata deklaruan se këto sisteme janë më të fuqishme që nga lancimi i fundit i një versioni më të avancuar të chatbot ChatGPT nga Open AI, shkruan Reuters.

What's your reaction?


You may also like

Facebook Conversations