Instagram Shopping me një seksion të ri
Instagram Shop tani është shtuar në funksionalitetin Shopping si një destinacion i ri në seksionin Explore të aplikacionit.

Instagram vazhdon evolucionin nga një aplikacion i njohur social nedia, në një vend ku mund të bëni berje të shpejta online. Instagram Shop tani është shtuar në funksionalitetin Shopping të njoftuar në pranverë 2018, një destinacion i ri në seksionin Explore të aplikacionit, ku do të jetë e mundur jo vetëm për të zbuluar tendencat më të fundit të modës, por edhe për të marrë sugjerime të personalizuara bazuar në llogaritë e ndjekura.

“Sot ne paraqesim Instagram Shop, një destinacion i ri në Explore që thjeshton blerjet nga markat dhe krijuesit. Zbuloni trendet e fundit dhe merrni këshilla të personalizuara të gjitha në një vend, për të kërkuar dhe blerë produktet që doni”.

Ndërfaqja e përdoruesit e Instagram Shop është e ndarë në tre seksione të ndryshme:

Koleksione: një grup produktesh të grupuara nga Instagram sipas llojit të produkteve;

Markat: një listë e markave e ndjekur nga e cila do të jetë e mundur të blini produkte;

Sugjeruar për ju: një seksion i veçantë i krijuar automatikisht nga Instagram bazuar në shijet ose preferencat e llogarisë.

Aksesi në Instagram Shop do të thjeshtësohet më tej gjatë vitit 2020, falë një butoni të ri dhe specifik të futur direkt në shiritin e navigimit.

What's your reaction?


You may also like

Facebook Conversations