Gazeta gjermane Bild planifikon të zëvendësojë disa pozicione pune me inteligjencë artificiale
Bild i Gjermanisë, një nga gazetat më të shitura në Evropë, do të zëvendësojë një sërë punësh editoriale me inteligjencë artificiale si pjesë e një programi 100 milionë eurosh për uljen e kostove, pra priten pushime masive nga puna.

“Gazeta fatkeqësisht do të ndahej me kolegët, detyrat e të cilëve kryhen në botën dixhitale nga AI dhe/ose procese të automatizuara”, tha pronari i saj, botuesi më i madh i mediave në Evropë, Axel Springer SE, në një email drejtuar punonjësve.

Në atë email thuhej se rolet, pra përshkrimi i punëve të kryera nga redaktorët, zëvendësedaktorët, korrektorët dhe redaktorët e fotografive nuk do të ekzistojnë më si sot, shkruan Frankfurter Allgemeine.

Drejtori ekzekutiv i Bild, Mathias Dopfener, tha në fillim të këtij viti se mjetet e AI si ChatGPT mund ta bëjnë gazetarinë e pavarur më të mirë se sa ka qenë ndonjëherë ose ta zëvendësojnë atë tërësisht.

Mjetet e inteligjencës artificiale si ChatGPT mund të shkruajnë tekste me cilësi të lartë nga pyetjet e thjeshta të përdoruesve, duke prodhuar gjithçka nga esetë dhe aplikimet për punë deri te poezitë dhe trillimet, por përgjigjet e saj ndonjëherë janë të pasakta apo edhe të fabrikuara.

Pikërisht për shkak të të gjitha të metave që Chat GPT sjell me vete, krijuesit e tij janë të shqetësuar se çfarë mund të çojë inteligjenca artificiale.

What's your reaction?


You may also like

Comments

https://thetechnocast.com/assets/images/user-avatar-s.jpg

0 comment

Write the first comment for this!

Facebook Conversations