views
Sipas mediave të huaja, CNIL zbuloi se motori i kërkimit i Microsoft, Bing, nuk kishte krijuar një sistem që lejon përdoruesit të refuzojnë ‘cookie-t’ po aq thjesht sa t’i pranojnë ato – një kërkesë sipas rregullores së përgjithshme të BE-së për mbrojtjen e të dhënave (GDPR).
Rregullatori tha gjithashtu se, pas hetimit, zbuloi se “kur përdoruesit vizituan [Bing], ‘cookies’ u depozituan në ‘terminalin’ e tyre pa pëlqimin e tyre, ndërsa këto ‘cookie’ u përdorën, ndër të tjera, për qëllime reklamimi”.
Bing ofroi një buton që përdoruesi të pranonte menjëherë të gjitha ‘cookie-t’, por duheshin dy klikime për t’i refuzuar ato, është thënë më tej.
Gjoba u justifikua pjesërisht për shkak të parave që kompania bëri nga fitimet e reklamave të gjeneruara në mënyrë indirekte nga të dhënat e mbledhura nëpërmjet cookies, shtoi CNIL.
Kompanisë i janë dhënë tre muaj kohë për të korrigjuar problemin, me një dënim të mëtejshëm prej 60,000 euro, për çdo ditë të vonuar.
Gjoba iu dha “Microsoft Ireland”, ku kompania ka bazën e saj evropiane.
Në një deklaratë, Microsoft tha se kishte “prezantuar ndryshime kyçe në praktikat tona të cookie-ve edhe përpara se të fillonte ky hetim”.
Google dhe Facebook u sanksionuan nga CNIL në vitin 2021 me gjoba prej 150 dhe 60 milionë euro respektivisht (159 milionë dollarë dhe 64 milionë dollarë) për shkelje të ngjashme të GDPR.
Comments
0 comment