“Forza Motorsport” do të jetë gati këtë vit
Përditësimi më i fundit i lojës të garave Turn 10 Studios dhe Microsoft “Forza Motorsport” pritet të lansohet më vonë këtë vit, duke i dhënë fund pritjes gjashtëvjeçare për fansat e serisë.

Ekskluzivisht për konsolat Xbox dhe kompjuterët Windows, Forza Motorsport është përsëritja e tetë e serisë së lojërave të garave, e cila debutoi në 2005 dhe solli shtatë tituj deri në lansimin e Forza Motorsport 7 në 2017.

Në një video të postuar në YouTube, Turn 10 Studios – zhvilluesit e lojës – dhe Microsoft dhanë një përditësim mbi progresin e Forza Motorsport, me lansimin e planifikuar nga vera e vitit 2023 deri në një kohë të paspecifikuar më vonë këtë vit.

Sipas zhvilluesve, më shumë se 500 vetura do të jenë në dispozicion brenda lojës që nga data e lansimit – apo rreth 200 më pak se Forza Motorsport 7 që u lëshua me rreth 700 vetura, duke u zgjeruar më vonë për të përfshirë 130 të tjera.

Numri i pistave është zvogëluar gjithashtu, duke rënë nga 33 pista në 20. Pista e famshme e Australisë “Mount Panorama” në Bathurst është paraqitur në çdo lojë Forza Motorsport që nga titulli i pestë në 2013, por nuk është konfirmuar për lojën më të fundit.

Turn 10 Studios pretendon se loja e saj e re ka simulim fizik më të avancuar se paraardhësit e saj, ndërsa modelimi kompjuterik i veturave, pistave dhe mjedisit përreth do të tregojë gjithashtu përmirësime të konsiderueshme. 

What's your reaction?


You may also like

Comments

https://thetechnocast.com/assets/images/user-avatar-s.jpg

0 comment

Write the first comment for this!

Facebook Conversations