Elon Musk sërish njeriu më i pasur në botë. Ja shuma që posedon…
Elon Musk rifiton pozicionin e tij si personi më i pasur në botë. Raporti i miliarderëve të Bloomberg vlerësoi se vlera neto e CEO të Tesla (TSLA) tani është rreth 192 miliardë dollarë krahasuar me 187 miliardë dollarë të CEO të LVMH (LVMHF), Bernard Arnault.

Musk dhe Arnault jan dy centiliarderët, (term i përdorur për t’iu referuar njerëzve me pasuri më shumë se 100 miliardë dollar), kanë qenë kokë e kokë për vendin e parë për muaj të tërë.

Sipas llogaritjeve të Bloomberg pasuria e Arnault këtë javë ra. 

Arnault e kaloi Musk në dhjetor, pasi pasuria e tij u rrit për shkak të një bumi në shitjet e mallrave luksoze që ndihmoi në rritjen e çmimit të aksioneve të LVMH. LVMH, një nga konglomeratet më të mëdha në botë, është shtëpia e markave duke përfshirë Louis Vuitton, Dior dhe Celine.

Ndërkohë, Musk ka shijuar një rritje meteorike në listat e të pasurve në botë në vitet e fundit, pasi pasuritë e tij janë të lidhura drejtpërdrejt me ato të Tesla, prodhuesit të automjeteve elektrike. Pasuria e tij më e madhe janë aksionet e kompanisë, nga të cilat ai zotëron rreth 13%, sipas Bloomberg.

Jashtë Tesla-s, Musk është gjithashtu CEO i SpaceX, firma e eksplorimit të hapësirës dhe pronar i rrjetit social Twitter (TWTR) .

Kujtojmë se aksionet e LVMH janë rritur 19.7% këtë vit, ndërsa Tesla janë rritur 65.6% në vitin e deritanishëm.

What's your reaction?


You may also like

Comments

https://thetechnocast.com/assets/images/user-avatar-s.jpg

0 comment

Write the first comment for this!

Facebook Conversations