Edhe TikTok nën akuzë, zbuloni pse
TikTok spiunoi përdoruesit duke ndjekur adresat MAC të smartphoneve. Zbulimi është bërë nga Wall Street Journal, sipas të cilit mbledhja e të dhënave personale do të kishte ndodhur duke anashkaluar sistemin e mbrojtjes Android.

TikTok spiunoi përdoruesit duke ndjekur adresat MAC të smartphoneve. Zbulimi është bërë nga Wall Street Journal, sipas të cilit mbledhja e të dhënave personale do të kishte ndodhur duke anashkaluar sistemin e mbrojtjes Android duke përdorur një shtresë të fshehur të kriptimit. Kjo praktikë ishte ndërprerë nga aplikacioni kinez nëntorin e kaluar.

Prandaj, kthehemi të flasim për frikën për sigurinë e platformës sociale në pronësi të ByteDance, e ndaluar zyrtarisht nga Shtëpia e Bardhë me një urdher - së bashku me WeChat. Nga njëra anë ekziston Microsoft, interesi i të cilit u shpreh publikisht disa ditë më parë, në anën tjetër Twitter. TikTok, kujtojmë, është vlerësuar me rreth 50 miliardë dollarë, dhe është aplikacioni i parë non games më i shkarkuar në botë.

Prova e kryer nga WSJ: teknikët përgjegjës ekzaminuan të gjitha versionet e aplikacionit të lëshuar nga viti 2018 deri në vitin 2020. Anomalia u gjet për 15 muaj dhe deri në fund të vitit 2019. 

Ka disa kohë qe, Google ka ndaluar aplikacionet në Play Store të gjurmojnë përdoruesit përmes identifikuesve unik, siç janë adresat MAC dhe kodet IMEI. TikTok ka anashkaluar kete ndalimin duke "mashtruar" sistemin dhe duke vazhduar monitorimin e përdoruesve.

Gjithçka është e heshtur - për momentin - nga dhoma ovale e Shtëpisë së Bardhë, ku Trump po përgatitet të censurojë përfundimisht aplikacionin, duke e hequr atë nga tregu Amerikan: afati është caktuar për mesin e shtatorit. Ndërkohë, TikTok u kufizua në lëshimin e një deklarate të shkurtër që thotë:

“Versioni aktual i TikTok nuk mbledh adresat MAC”.

What's your reaction?


You may also like

Comments

https://thetechnocast.com/assets/images/user-avatar-s.jpg

0 comment

Write the first comment for this!

Facebook Conversations